Shqipëria pa trajner, mundet në Qemal Stafa

Foto Ilustruese
TIRANE- SHQIPERI- AZERBAJXHAN | Përfaqësuesje shqiptare ka humbur miqësoren me Azerbajxhanin me rezultatin 0-1 në stadiumin Qemal Stafa.
Në një ndeshje thuajse pa tifozë, dhe pa shumë histori minutat e lojës u mbyllën me një gol të shënuar në minutën e 22 nga R. Aliyev.
Në pjesën e dytë trajneri provizor i kombëtares, Xhemal Mustedanagiç bëri disa ndryshime në formacion duke hedhur në fushë, Muzakën, Januzin dhe Kapllanin, ndërsa ky i fundit krijoi disa raste për shënim.
Shqipëria e nisi lojën me këtë formacion; Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli, Roshi, Cana, Bakaj, Hyka, Bogdani, Salihi.
Në konferencën për shtyp të një dite më parë, Mustedanagiç tha se ka menduar një skemë sulmuese, duke shtuar se Shqipëria në këto dy ndeshje miqësore nuk ka pse të druhet, ndaj dhe do të luaj në sulm.
Kombëtarja shqiptare është ende pa trajner pasi Federata Shqiptare nuk ka gjetur akordin me asnjë nga kandidaturat e përfolura gjatë kësaj kohe.
Situata e krijuar nga mosgjetja e një trajneri ka bërë që edhe tifozët të bojkotojnë kombëtaren.