E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet 2011 manuali i PS. Shenjestra Votuesit e LSI e te pakenaqurit e PD

TIRAN - Packa se cdo dite opozita eshte ne lufte me Partine Demokratike per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit 2009 socialistet kane nisur pergatitjet per zgjedhjet lokale te majit 2011. Nen moton Nje socialist nje detyre nje rezultat konkret PS ka shperndare nje udhezim special per cdo dege ku percaktohen detyrat konkrete. Nje nder synimet kryesore eshte identifikimi i votuesve te LSI-se dhe te pakenaqurve te PD-se.


Ne materialin konfidencial tregohet se prioriteti kryesor eshte verifikimi i listave te zgjedhesve. do shtab elektoral sipas Zonave te Administrimit Zgjedhor do te beje verifikimin elektronik te zgjedhesve perkates.


Sipas nje grafiku te percaktuar me data konkrete cdo hap qe do te hidhet nga shtabet elektorale do te raportohet ne seline roze. Mbikeqyrja e procesit te verifikimit te listave zgjedhore do te behet permes kontrollit nga njesia teknike dhe verifikimi dere me dere me sistemin e patronazhit.


Drejtuesi me i larte i ZAZ-se do te jete deputeti i zones. Ai do te informoje ne menyre periodike cdo dy jave kryetarin e Partise Socialiste per ZAZ-ne qe mbulon lidhur me organizimin elektoral dhe kryesisht gjate kesaj periudhe per ecurine e procesit te verifikimit te listave paraprake funksionimin e procesit te patronazhit identifikimin e votuesve gjendjen e pajisjes se zgjedhesve me karte identiteti etj.
Paralelisht me verifikimin e listave do te zhvillohet dhe procesi i identifikimit te mbeshtetesve. Ky proces do te kete prioritet vecanerisht territoret ne Qendrat e Votimit. do grup do te krijoje nje dosje ku te perfshihet lista e votuesve potenciale te majte te sigurtet apo te lekundur bazuar edhe mbi rezultatin e viteve 2007-2009. Gjithashtu duhet te hartohet lista e zgjedhesve indiferente te lekundurit e te pavendosurit te detajuar per cdo Qender Votimi. Dosjes do ti shtohet dhe lista e zgjedhesve emigrante te ndare sipas cdo Qendre Votimi.


Per te bere te gjitha keto verifikime do te angazhohen te ashtuquajturit nderlidhesit e organizimit elektoral qe kane per te detyre verifikimin e listave evidentimin dhe mbeshtetjen e votuesve te majte organizimin e punes dere me dere me zgjedhesit e vecanerisht ata te lekundur mbledhjen dhe perpunimin e te dhenave dhe shume detyra te tjera.
Perpara afrimit te periudhes se fushates zgjedhore cdo Qender Votimi do te beje paraprakisht analizen e listes paraprake te zgjedhesve per te evidentuar ndryshimet konkrete qe ka pesuar lista paraprake e zgjedhesve te Qendrave te Votimit me listen e zgjedhjeve te kaluara dhe deri tani. Me pas do te identifikohen zgjedhesit qe sipas njohjes se tyre nuk votuan per shkak se ishin ne emigracion. Pike kryesore e ketij verifikimi do te jete dhe bindja qe do te kene njerezit. Sipas njohjeve qe do te kene nderlidhesit e organizimit elektoral do te kete nje ndarje sipas votuesve qe kane votuar per Partine Socialiste votuesit qe kane votuar Levizjen Socialiste per Integrim dhe votuesit qe kane votuar Partine Demokratike dhe parti te tjera te djathta.


Listat e zgjedhesve nen lupen e socialisteve

Nje detyre e rendesishme ne organizimin e Partise Socialiste per zgjedhjet e ardhshme vendore do te jete dhe ajo e patronazhistit. Ky person do te siguroje informacionin per secilin zgjedhes si menyren e votimit vendndodhjen aktuale adresen telefonin pike kontakt etj. Keto te dhena do te shenohen ne nje formular te posacem ne krah te emrit te secilit zgjedhes. Si rregull i percaktuar nga sektori i organizimit ne Partine Socialiste cdo patronazhist duhet te marre kontakt te drejtperdrejte me kryefamiljarin ose ne mungese e pamundesi me te me nje pjesetar madhor te familjes duke e ballafaquar me listen e perfituar nga Gjendja Civile dhe kryetari i njesise vendore.
Patronazhisti duhet te vereje me vemendje nese perputhen te dhenat rekordet e te secilit zgjedhes ne listen paraprake me ato qe zgjedhesi ka ne dokumentin e identifikimit karte identiteti ose pasaporte biometrike. Patronazhisti duhet te shenoje me hollesi e saktesi gjithcka qe rezulton nga ky ballafaqim - thuhet ne materialin udhezues mbi organizimin e zgjedhjeve. Gjithashtu ai duhet qe te interesohet dhe te mbaje shenim nese zgjedhesi qe ka ne patronazh eshte i pajisur ose jo me dokumentin e identifikimit me te cilin mund te votoje sipas Kodit Zgjedhor. Ne materialin konfidencial te shperndare per kreret e rretheve ngarkohen nje sere detyrash te tjera mbi patronazhistin. Ai duhet te evidentoje zgjedhesit qe nuk jane perfshire ne listen paraprake te zgjedhesve duke bere kontroll e ballafaqim te kujdesshem te listes se Qendrave te Votimit me familjaret dhe personat qe jetojne ne territorin perkates te mbuluar prej tij zgjedhesit qe jane ne liste por qe jane transferuar nga nje QV ne nje QV tjeter te njesise vendore ose jashte saj zgjedhes qe nuk jetojne me dhe qe jane ende te perfshire ne listat e zgjedhesve zgjedhesit e rinj ne listen paraprake te QV qe konsiderohen si banore te ardhur rishtazi ne ate zone zgjedhesit qe votojne per here te pare perfshire edhe ata qe mbushin moshen 18 vjec jane detyruat e percaktuara per keto individe.


Socialistet ne kerkim te njerezve me influence

Ne funksion te identifikimit te mbeshtetesve te Partise Socialiste ka nisur gjuetia e personave me influence sipas Qendrave te Votimit. Ne funksion te kesaj detyre do te hartohen listat e kryepleqve te vendosur nga drejtuesit lokal te Partise Socialiste qe ekzistojne dhe te meparshem. Kryepleqte per shkak te detyres njohin shume banore te zones dhe konsiderohen nje burim i vlefshem informacioni. Ne sherbim te krijimit te nje liste sa me te plote strukturat e organizimit ne te gjithe vendin do te hartojne gjithashtu dhe listat me mesues mjeke te familjes poliklinikave te lagjeve qe jane anetare/votues/mbeshtetes te Partise Socialiste por edhe njerez influente per shkak te kontakteve dhe te njohjeve qe kane me banoret e territoreve ku punojne. Procesi i identifikimit te mbeshtetesve duhet te kete prioritet vecanerisht Qendrat e Votimit ku kane evidentuar a. Organizata me anetaresi te moshuar b organizata me shperndarje johomogjene anetaresh te gjithe anetaret banojne ne nje territor te ngushte te zones duke mbetur e zbuluar pjesa tjeter c. organizata me numer te vogel anetaresh d. organizata jo shume aktive - thuhet ne manualin orientues per strukturimin funksionet dhe detyrat konkrete te te gjitha njesive vendore.


Evidentimi i menyres se si do te votojne zgjedhesit

Patronazhistet duhet te sigurojne informacion sa me te natyrshem te sigurt e te sakte se per cilen force politike voton zgjedhesi. Per kete duhet te kontaktoje posacerisht me zgjedhesin duke komunikuar me takt pa e detyruar apo e frikesuar ate.

A i duhet qe patjeter te shenoje te vendosurit dhe subjektin qe voton te lekundurit abstenuesit.

Patronazhisti duhet te shenoje per sa mundet edhe motivimin e zgjedhesit nese voton PS ose nje force tjeter si dhe verejtje e kontestime kerkesa apo interesa te tij.

Patronazhisti duhet te synoje te siguroje edhe informacion se cili person mund te kete influence ndaj zgjedhesve qe rezultojne te pavendosur pse jo edhe per zgjedhes qe konfirmojne se votojne nje force tjeter politike.

Patronazhisti duhet te siguroje numer telefoni ose pike kontakti mundesisht te secilit zgjedhes zgjedhesit votues per PS ata qe votojne per partite e opozites dhe te lekundurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›