Festat, Topi pritje me drejtuesit e mediave dhe gazetarët

Kreu i shtetit Bamir Topi ka organziuar një pritje në presidencë me drejtues të mediave dhe gazetarë me rastin e festave të fundvitit. Në fjalën e tij presidenti Topi ka vlerësuar kontributin e mediave për informimin e publikut.
“Mediat gjatë një viti kanë patur sukese të merituara në shumë dimensione ku teknologjia është në sinkronë edhe përmirësimin e përmbajtjes strukturore dhe programore” theksoi Topi.
“Ju jeni bërë përcjellës jo vetëm të lajmeve por edhe të opinioneve që vijnë nga një pjesë elitare e shoqërisë. Ju jepni mundësi që institucionet të marrin informacione në një kohë të shpejtë. Ju jeni një ndihmë e vyer për çdo institucion në Shqipëri” theksoi më tej Topi.
Gjithashtu kreu i shtetit duke iu referuar ngjarjeve politike në vend theksoi se mediat jo vetëm i kanë përcjellës këto ngjarje por kanë debatuar duke u bërë komplementar të një situate që i ka munguar debati politik institucional.
“Jam i bindur që viti që vjen do të sjellë më shumë sukeses pasi media mbetet insititucioni më i dashur për shqiptarët dhe në të gjitha sondazhet keni qënë të parët dhe ku duhet të jetë edhe një refleksion për insitutucionet” vijoi më tej Topi.