Berisha do drejtues i larte ne PD i denje per president

Kryeministri Rama komunikim ciu ciu me publikun Kryeministri Nuk do te ndryshoje sistemi zgjedhor Gjendja shendetesore/Berisha Jam ne gjendje te ngjis malin e Dajtit
Pasardhesi i Presidentit Bamir Topi mund te jete cdo drejtues i Partise demokratike. Kryeministri Sali Berisha i ftuar ne Opinion deklaroi se mazhoranca ka cdo te drejte legjitime dhe kushtetuese per zgjedhjen e Presidentit te ri dhe se aji mund te jete cdo drejtues i Partise Demokratike. Ndersa Une i kam shprehur qendrimet e mia ndaj ketij problemi dhe PD do te kete kandidatin e vet per president dhe do te votoje kandidatin e vet. Partia Demokratike ka te drejten e saj te kandidoje cdo drejtues te saj. PD ka nje numer te madh personalitetesh qe mund ti promovoje ne ate post. PD nuk ka pengese per te zgjedhur kandidatin. Ne i kemi votat se bashku me aleatin tone Levizjen Socialiste Per Integrim- u shpreh kreu i qeverise. Ai nuk permendi asnje emer konkret duke theksuar se deri diten qe do ti mbaroje mandati Presidentit aktual nuk do te kete asnje emer. Zotin Topi eshte President i Shqiperise. Deri ne diten qe i skadon mandati perfundon mandati Topit nuk do te kete asnje emer. Zonja Topalli dhe disa drejtues te tjere ne PD kane te gjitha kualitetet per te qene ne ate poste por deri me tani nuk ekziston asnje emer deri sa te filloje gara vijoi me tej Kryeministri Berisha. Ndersa konfirmoi se ai nuk do te kandidoje si President i Republikes duke shtuar se mazhoranca ne kete post drejtues nuk do te mbeshtese Fatos Nanon por vetem drejtuesit e saj. PD do te kete kandidatin e vet Nano eshte lideri historik i PS-se- theksoi kryeministri. Duke shkembyer batuta me moderatorin e emisionit tregoi se ndihet ne nje forme mjaft te mire shendetesore dhe se problemi qe pati ne mbremjen festive te 21 vjetorit te PD-se ishte nje gjendje gripale dhe se i kishte ndodhur dhe dy here te tjera. Ky eshte episodi i trete qe me ka ndodhur ne formen e nje viroze ne vitin lsquo88 me ka ndodhur heren e pare. Mbas gjithe ekzaminimeve ajo doli se ishte nje viroze. Hera e dyte ishte ne vitin 2000 ku une kisha nje grip dhe isha ftohur isha pak a shume ne kete gjendje. Kesaj here kam mbi dy jave ne nje gjendje virale e cila nuk me ka penguar te vijoj punen. Kombinimi i ambientit bashke me virozin ishte ajo qe ndodhi ate nate fjalimin e kam nderprere vetem kater here. Jam ne gjendje te ngjitem serish ne mal te Dajtit- theksoi kreu i ekzekutivit.
Sistemi zgjedhor
Ne vijim te interviste kryeministri Berisha ritheksoi edhe nje here se nuk do te kete ndryshim te sistemit zgjedhor. Ai theksoi se sistemi zgjedhor apo ndryshimet Kushtetuese nuk mund te ndryshojne sipas deshires se njeres apo tjetres pale. Ndersa e cilesoi sistemin zgjedhor aktual si me te mirin qe ka funksionuar ne Shqiperi pasi ky eshte treguesi i vertete i elektoratit ne vend. Nuk ndryshojme sistemin zgjedhor sepse nuk mund te plotesojme tekat e askujt. Nese kemi bere nje zgjedhje te mire ai ka qene sistemi pasi tani tregohet forca reale e cdo force politike- tha kryeministri Berisha. Ndersa i dergoi nje mesazh kundershtarit te tij politike se eshte i lire te propozoje cfare te doje ne ndryshimet per Kodin Zgjedhor por nuk mund te kerkoje ndryshimin e sistemit zgjedhor pasi ai ishte nje sistem qe ishte propozuar nga vete Rama.
Largimi nga politika/Berisha Kam akoma per te dhene
Pyetjes nese ka menduar te largohet nga politika Kryeministri Berisha i eshte pergjigjur se deri tani nuk ka menduar kurre per tu larguar pasi ai eshte ne pushtet dhe kjo tregon se ka akoma shume per te dhene. Ndersa theksoi se nese do te humbte zgjedhjet atehere do te largohej nga politika per ti lene vendin dikujt tjeter qe te mund te reformonte partine duke sulmuar indirekt Ramen i cili edhe pse deshtoi ne zgjedhjet e 23009 dhe ne zgjedhjet e 2011 ku humbi edhe Bashkine e Tiranes ne te cilen kandidonte vete nuk e dha doreheqjen nga PS. Kryeministri Berisha tha se nje rregull moral por i pashkruar i politikes eshte dhenia e doreheqjes se kryetarit te nje force politike ne momentin e humb zgjedhjet. Vjen gjithmone nje kohe kur duhet te largohesh nga politika per mua ende nuk ka ardhur. Rregulli moral dhe i pashkruar i politikes eshte kur udheheqesi i nje force politike humb zgjedhjet duhet te jape doreheqjen pavaresisht se ka perjashtime. Une kam dhene doreheqjen nga posti i Presidentit te Republikes kur PD humbi zgjedhjet edhe pse e kisha gjithe te drejten legjitime qe te vazhdoja dhe ta ushtroja ate funksion por une preferova te jepja doreheqjen. Rama ka humbur 2 zgjedhje dhe akoma nuk ka ndermend qe te jape doreheqjen. Une e kam thene dhe po e them serish nese do te humb do te largohem nga politika-tha nder te tjera kryeministri Berisha.
BerishaRama ka humbur komunikimin me publikun
Kryeministri Berisha ironizoi me liderin e PS-se lidhur me shkrimet e tij te publikuara ne rrjetin social twiter per te cilin theksoi se e ka humbur komunikimin me publikun. Sipas tij nje lider politik deklaratat e tij duhet ti beje publike per te gjithe qytetaret dhe votuesit dhe jo vetem per ate pjese qe mund te kete rrjetin social twiter apo facebook. Konkurrenti im i cili ka humbur komunikimin me publikun pasi deshtoi ne te gjitha format e komunikimit me publikun tashme po kerkon komunikimin ciu ciu ne twiter tha me tej kreu i qeverise.
Kryeministri Shqiptaret do te votojne per vete dhe jo per Kurbanin e Rames
Gjithashtu kryeministri ritheksoi edhe nje here se nuk ka lexuar dhe nuk ka ndermend te lexoje librin Kurban te Edi Rames pasi sipas tij ka shuam ceshtje te tjera me te rendesishme se sa leximi i nje libri vulgar i shkruar nga nje politikan ne ikje. Ai theksoi se qytetaret shqiptaret do te votojne ate qe shohin me syte e tyre punen konkrete te qeverise dhe jo librat dhe iluzionet e Rames. Ndersa kritikoi edhe menyren se si Rama ka trajtuar ish bashkepunetoret e tij socialist Nanon Meten dhe Islamin. Sipas kryeministri Rama ne librin Kurban ka treguar te njejten fryme qe kohe me pare kishte treguar ish diktatori Hoxha me bashkepunetoret e tij te cilet i pushkatonte ose i debonte sa here i rrezikohej posti. Nje mik i imi me tha qe Rama po te kishte pasur instrumentet e Hoxhes ai do te kishte eliminuar Nanon Islamin dhe Meten. Kjo tregon se ai nuk ka asnje miligram mirenjohje dhe mirenjohja nuk eshte thjeshte nje virtyt por thelbi i njerezise- tha me tej kreu i qeverise.
Kryeministri Do vijojme investimet ne energjetike
Nje tjeter pike e rendesishme te cilen kreu i qeverise preku ishte dhe investimet ne energjetike. Ai theksoi se gjate 3 viteve te fundit qeveria u ka firmosur me biznesin privat 110 kontrata per ndertimin e 300 hidrocentraleve dhe se deri tani ka filluar ndertimi i 73 prej tyre. Ndersa theksoi se brenda pak vjeteve do te ndertohet edhe hidrocentrali me i madh ne vend i cili do te ndertohet ne kaskaden e Devollit. Gjithashtu ai sulmoi edhe njehere opoziten e cila gjate kesaj kohe ka sulmuar qeverine per rrugen e privatizimeve sipas tij nje nder arsyet se perse Shqiperia nuk u prek nga kriza ishin edhe privatizimet. Kryeministri Berisha theksoi se nje nga rruget qe ndoqen shtete e tjera per ti bere balle krizes qe perfshiu mbare boten ishin privatizimet dhe kjo eshte dhe keshilla me e mire te cilen Shqiperia e ndoqi me sukses. Gjithashtu ai theksoi se qeveria shqiptare gjate vitit te ardhshem do te mbaje nivelin e borxhit nen masen 60 per qind dhe se do te vijoje me rritjen e rrogave dhe pensioneve.
Avokati i Popullit/Berisha Do votojme cdo kandidat te opozites qe ska qene persukator
Ndersa per propozimin e Igli Totozanit nga Partia Socialiste do te paraqese per detyren e avokatit te Popullit Kryeministri Berisha theksoi se do te votohet nga mazhoranca pasi permbush kriterin kryesor nuk ka qene persukator komunist. Ne jemi te vetmit qe lejojme qe opozita te propozoje avokatin e popullit dhe une mendoj se ajo duhet ti perkase opozites. Une po deklaroj se ne do ta votojme dhe ky ploteson kriterin qe nuk ka qene persekutor i komunizmit- tha Kryeministri Berisha. Nder te tjera theksoi se qeveria shqiptare do te vijoje rrugen e reformave dhe se per 100 vjetorin e pavaresise se Shqiperise shqiptaret do te kene se me cfare te krenohen.