E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore te vegjlit pakenaqesi ndaj bisedimeve mes PS-se dhe PD-se

Keto dite jane intensifikuar zerat qe shprehin pakenaqesi ndaj reformes zgjedhore dhe bisedimeve qe po zhvillon PD dhe PS. Kreu i republikaneve Fatmir Mediu i shprehur edhe me pare per kete ceshtje deklaroi se krahas rendesise se zbatimit te 12 rekomandimeve te OSBE-ODIHR-it duhet ndryshuar edhe sistemi zgjedhor. Sipas tij ky eshte nje komision politik qe duhet te analizoje ceshtjet qe kane te bejne me procesin zgjedhor ne Shqiperi dhe kur flasim per reforme zgjedhore duhet te preke te gjitha aspektet qe jane te nevojshme per te garantuar voten e qytetareve shqiptare qe te jete nje vote e lire e numeruar drejt por dhe e perfaqesuar drejt ne Kuvend. Ne kemi vuajtur nga nje fenomen i lsquoDushkut i cili transferonte votat e partive te medha tek partite e vogla dhe sot vuajme nga nje fenomen i kundert partite e medha marrin votat e partive te vogla. E kam thene 20 per qind e votuesve shqiptare nuk jane te perfaqesuar ne Kuvendin e Shqiperise jane rreth 25 deputete qe duhet te dilnin me mandate nga ky 20-perqindesh ku per fatin e keq jane vetem 7 pjesen tjeter e kane marre partite e medha pa te drejte sipas gjykimit tim - deklaroi kreu i republikaneve Fatmir Mediu.

PR nuk eshte e vetmja parti e cila ka ankesa per kete sistem zgjedhor dhe qe duhet te ndryshoje. Vangjel Dule kryetar i PBDN-se thekson se pavaresisht punes qe do te beje ky komision i reformes zgjedhore do te shprehet vullneti vetem i dy partive te medha. Kjo edhe per shkakun me te thjeshte pasi ne komision nuk ka asnje perfaqesues te partive te vogla. Gjithmone kemi qene te mendimit dhe te qendrimit se ky komision thjesht do te zyrtarizoje vendimet e dy forcave te medha politike prandaj ne e kundershtojme. Sistemi zgjedhor eshte nje debat politik - tha Dule.

LSI ka anetare ne Komisionin e Reformes Zgjedhore por Vangjel Tavo deklaron se ka disa propozime te partise se tij qe nuk jane marre parasysh. Kemi kerkuar qe ky komision te punoje ne baze te nje rregulloreje te posacme pasi eshte dhe nje komision specifik i posacem. Kemi kerkuar qe mbledhjet e komisionit te behen te hapura me pranine e medias ku cdo mendim e debat te jete transparent. Ne mbledhjen e dyte te komisionit ne kemi propozuar qe ne rend te dites te perfshihej edhe ceshtja e sistemit zgjedhor dhe ceshtja e listave te kandidateve per deputete. Asnje nga keto propozime nuk eshte pranuar - shprehet zoti Tavo.

Te tre keta perfaqesues shpresojne te mos perseritet fenomeni i 2008-s kur u duk qarte se mes dy partive te medha PD e PS kishte nje pakt te heshtur per te perjashtuar partite e vogla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›