Berisha do të çelë seancën e parë të Parlamentit
Kuvendi me deputet të rinj do të mblidhet në ditët e para të muajit shtator. Rregullorja parlamentare në nenin 1 të saj përcakton se mbledhja e parë e legjislaturës së Kuvendit, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, hapet dhe drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë, që në këtë rast është kryeministri i vendit, z. Berisha. Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, moderatori i seancës e fton atë të drejtojë zhvillimin e seancave parlamentare për katër vitet në vazhdim. Berisha, është një nga deputetët më të vjetër të parlamentit shqiptar, i zgjedhur në të gjitha legjislaturat e Kuvendit të Shqipërisë të pas viteve '90, duke filluar me legjislaturën e XII-të në vitin 1991 dhe për të vijuar me atë të vitit 1992, 1996, 1997, 2001, 2005 dhe 2009.Deputetët që kanë çelur punimet e legjislaturave paraardhëse, pas vitit 1996 janë si më poshtë:
- Legjislatura e XIV-të çelet më 1 korrik 1996 nën drejtimin e Pjetër Arbnorit
- Legjislatura e XV-të çelet më 23 korrik 1997 nën drejtimin e Dritëro Agollit
- Legjislatura e XVI-të çelet më 3 shtator 2001 nën drejtimin e Servet Pëllumbit
- Legjislatura e XVII-të çelet më 3 shtator 2005 nën drejtimin e Lufter Xhuvelit