Ahmadinexhad paraljamëron kundërshtarët
Rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit e zhytën Iranin në krizën më të rëndë që prej Revolucionit Islamik të vitit 1979 dhe ndërkohë kanë krijuar edhe përçarje të mëdha në elitën politike. Për shkak të trazirave të mëdha dhe zemërimit të reformatorëve për çështjen e zgjedhjeve, Ahmadinexhad është gjendur përballë kritikave edhe brenda kampit të tij koservator, madje humbi edhe dy anëtarë të kabinetit, pasi nuk përfilli këshillën e Khameneit për personin që do të emërohej në postin e zëvendëspresidentit.
Por Ahmadinexhad mohoi çdo përçarje të mundshme ndërmjet liderëve të vendit. "Përpjekjet tuaja do të jenë të padobishme. Kjo rrugë është e mbyllur për ata që ëndërrojnë të prishin marrëdhëniet tona me liderin suprem. Kjo ëndërr do të varroset së bashku me ta", paralajmëroi Ahmadinexhad, i cituar nga televizioni shtetëror. Khamenei, i cili e miratoi rezultatin e zgjedhjeve, reagoi ashpër kur presidenti zgjodhi
Esfandiar Rahim-Mashaie si zëvendësin e tij. Në sistemin islamik fjala e liderit suprem është përfundimtare dhe e pakundërshtueshme, por Ahmadinexhad e injoroi Khamenein për një javë. Disa ditë më parë, disa mbështetës së presidentit dhe disa media konservatore e komentuan në mënyrë të pazakontë këtë çështje duke thënë se Ahmadinexhad ka sfiduar autoritetin e Khameneit, figura më e pushtetshme e Iranit.