E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha drekon me Montin, Shqipëria e vendosur drejt integrimit

Romë-  Kreu i qeverisë shqiptare ka marrë pjesë në një drekë me ftesë të kryeministrit italian Mario, në Internacionalen e Demokratëve të Qendrës që po zhvillohet në kryeqytetin e Italisë, Romë.

Dreka u parapri nga një takim i kryeministrave, ku mori pjesë dhe Presidenti i Internacionales së Demokratëve të Qendrës dhe njëherësh organizatori i këtij aktiviteti zoti Per Ferdinando Casini.

Kryeministri Berisha bisedoi me homologët e tij dhe ndau mendime në lidhje me zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri, krizën ekonomike në Evropë dhe rrugët e daljes prej saj. Kryeministri informoi bashkëbiseduesit në lidhje me reformat e ndërmarra nga qeveria e tij në fushën politike, ekonomike e sociale duke theksuar përpjekjet për përmbushjen e detyrimeve të lëna nga Komisioni Evropian në kuadër të marrjes së statusit të vendit anëtar në BE.

Berisha i ka siguruar homologët e tij se qeveria shqiptare është e vendosur në zbatimin e angazhimeve për të siguruar antarësismin në Bashkimin Europian dhe ka thkesuar ky anëtarësim duhet të jetë i bazuar në meritë dhë në konsolidimin e demokracisë.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›