Durrës, çelet panairi i grave sipërmarrëse
Durrës- Panairi i grave sipërmarrrëse pas Shkodrës ka udhëtuar sot drejt qytetit bregdetar të Durrësit.
Ky panair është mbështetur nga Ministria e Punës dhe OKB- ja, dhe ka si qëllim të nxisë forcimin ekonomik të gruas shqiptare.
Aty janë ekspozuar një larmishmëri artikuj të punuar nga duart e grave të Pogradecit, Durrësit, Shkodrës dhe Pukës.
Ky panair është një mundësi për të nxitur bashkëpunimin mes grave sipërmarrëse për realizimin e projekteve të ndryshme ekonomike.
Mbështetja e grave sipërmarrëse dhe nxitja e punësimit të grave të tjera është në fokus të këtyre aktiviteteve të përbashkëta mes grave të koordinuara nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim.
/IDEA/