E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha dublon kryebashkiakun Edhe nje xhami te re ne Tirane

Qeveria ka miratuar vendimin per ndertimin e faltores para Kuvendit

Komuniteti Mysliman ne kete prag fushate duket se do te perfitoje per realizimin e kerkesave te tij per sa u perket xhamive dhe vendeve te faljes duke sjelle edhe premtimet per ndertimin e dy xhamive ne kryeqytet. Kjo ndodhi pasi dje qeveria ne menyre per te papritur per Komunitetin Mysliman i hapi rruge ndertimit te nje xhamie te re ne kryeqytet Namazgjaja qe do te thote ndertimi i nje xhamie tjeter nga ajo qe Bashkia e Tiranes ka vendosur te ngreje prane Pallatit te Kultures ne qender te kryeqytetit. Por duket se premtimi qe Edi Rama beri solemnisht per ndertimin e asaj qe quhet Xhamia e madhe nxiti Kryeministrin Berisha te marre dje vendimin per ngritjen e nje tjeter xhamie qe sipas koordinatave qellon te jete ne lulishten prane Parlamentit te Shqiperise. Siperfaqja prej 2570.5 m e ndodhur ne zonen kadastrale 8150 me siperfaqe te pergjithshme 6739 m2 prone shteterore kalon ne pergjegjesi administrimi te Ministrise se Drejtesise me qellim ndjekjen e procedurave ligjore qe nevojiten per ndertimin e xhamise Namazgjaja per Komunitetin Mysliman Shqiptar theksohet ne vendimin e marre dje nga ana e qeverise shqiptare qe percakton edhe Ministrine e Drejtesise si institucionin i cili do te vijoje te ndjeke zhvillimet per kete ndertese. Po keshtu drafti i miratuar dje nga Keshilli i Ministrave ngarkon edhe kryeregjistruesin e pasurive te paluajtshme te Republikes se Shqiperise Agjencine e Kthimit dhe e Kompensimit te Pronave dhe Agjencine e Inventarizimit dhe Transferimit te Pronave Publike per zbatimin e ketij vendimi. Burime prane Komunitetit Mysliman bejne te ditur se kerkesa per ngritjen e kesaj xhamie eshte e hershme dhe ata kohe me pare i kishin kerkuar kreut te qeverise Berisha qe te merrte kompetencat per ngritjen e saj. Por sipas burimeve ne ate kohe Kryeministri e kishte konsideruar ngritjen e kesaj xhamie si nje te drejte te Bashkise se Tiranes. Afrimi i fushates zgjedhore duket se e ka bere kreun e qeverise te ndryshoje mendje per sa i perket ketij projekti duke sjelle keshtu edhe vendimin per ngritjen e nje tjeter xhamie ne kryeqytet. Po keshtu sot kreu i qeverise pritet te marre pjese ne celjen e universitetit Beder i cili do ti kushtoje nje vemendje te vecante zhvillimit te aktiviteteve dhe promovimit te vlerave islame. Ky universitet i cili u ngrit me vendim te Keshillit te Ministrave do te ofroje programe studimore te ciklit te pare ne dy fakultete me gjashte departamente. Ne Fakultetin e Shkencave Humane do te ofrohen programet e studimit nen Departamentin e Shkencave Islame Departamentin e Shkencave Juridike dhe Departamentin e Shkencave te Komunikimit. Ky universitet ka si qellim te jete nje institucion i standardeve nderkombetare duke synuar terheqjen dhe arsimimin e te rinjve jo vetem nga Shqiperia dhe hapesira mbare-shqiptare por edhe nga vendet e tjera te rajonit dhe Europa duke u bere keshtu nje qender e promovimit te vlerave islamo-shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›