E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaho vendimi i KQZ-se per kandidatet eshte i pavlefshem

Intervista Flet konstitucionalisti Vendimi duhet te merret me 5 vota

Konstitucionalisti Njazi Jaho shpjegon ne nje interviste per Shqip pse vendimi i KQZ-se per regjistrimin e kandidateve per kryetar Bashkie te Tiranes dhe keshilltaret eshte i pavlefshem.

KQZ-ja vendosi te beje regjistrimin e kandidateve per kryetar te Bashkise se Tiranes dhe te listave shumemerore per Keshillin. Sipas jush a eshte i ligjshem ky vendim

Mendoj se nuk eshte i ligjshem sepse nuk mbeshtetet ne ndonje dispozite te Kodit Zgjedhor. Ne baze te nenit 21 pika 1 te Kodit Zgjedhor KQZ-ja ka kompetence te nxjerre ne baze dhe per zbatim te ligjit brenda sferes se juridiksionit te saj vendime dhe udhezime me fuqi juridike te pergjithshme ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise. Ne Kodin Zgjedhor nuk ka nje dispozite qe te ngarkoje me detyre ose ti jape te drejte KQZ-se te beje regjistrimin e kandidateve per kryetar te Bashkise se Tiranes dhe te listave shumemerore per Keshillin Bashkiak te Tiranes. Sipas Kodit per zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore kandidati per kryetar komune apo bashkie dhe listat e kandidateve per keshillat vendore regjistrohen ne KZAZ-ne qe mbulon njesine e qeverisjes vendore.

Ish-kryetari i KQZ-se Kristaq Kume vendimin e marre nga KQZ-ja e ka konsideruar gjithashtu te paligjshem por sipas tij per shkak se vendimi si akt normativ duhej votuar nga pese anetare...

Edhe po te pranonim se ky eshte akt normativ dhe duhej votuar me 5 vota te anetareve te KQZ-se vendimi do te ishte gjithashtu absolutisht i pavlefshem sepse do te ishin ne shkelje te nenit 24 pika 1 germa d te Kodit Zgjedhor d.m.th do te kishim te benim me shkelje flagrante te procedures ndersa sipas meje ne rastin konkret sic permendem me lart vendimi eshte i pavlefshem sepse boshlleku i lejuar ne ligj nuk mund te plotesohej nga KQZ.

Sa here qe KQZ-ja eshte kritikuar per vendimet qe ka marre kryetari i saj vec te tjerave eshte pergjigjur Kush nuk eshte dakord le te ankohet ne Gjykaten e Apelit cmendoni per kete

Sipas nenit 152 te Kodit Zgjedhor ankimi per te gjitha vendimet qe KQZ-ja merr ne periudhen e cila fillon 48 ore pas dekretimit te zgjedhjeve te pjesshme ose te pergjithshme deri ne perfundim te shqyrtimit administrativ te ankimeve zgjedhore ose te kalimit te afateve te ankimit per zgjedhje behet brenda pese diteve nga shpallja e tyre. Ndersa per vendimet qe KQZ-ja merr jashte kesaj periudhe afati i ankimit eshte 30 dite. E shikoj te nevojshme te theksoj se kerkesa ne gjykate mund te behet ne cdo kohe sepse akti i marre dhe pasojat e tij konsiderohen nul.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›