E Diel, 1 Nëntor 2026

BE Nese ka probleme me kartat ne zgjedhje do te kete pasoja te renda

Zedhenesja e komisionit pergenjeshtron Bregun

Komisioni Europian ka shfaqur pakenaqesi ndaj deklarates se njeanshme te ministres se Integrimit Majlinda Bregu pas takimit te dyte te komitetit te MSA-se duke plotesuar se nese manipulohet me kartat e identitetit vendi rrezikon jo vetem zgjedhjet por edhe regjimin e lire pa viza. Kete pergjigje dha Natasha Butler zedhenese e komisionerit Stefan Fule kur u pyet nga Top Channel qe te konfirmonte deklaraten e ministres shqiptare e cila citon ne thonjeza deklarata te Komisionit Europian perfshi ketu dhe mbi jo domosdoshmerine e pajisjes se qendrave te votimit me aparate verifikimi per kartat e identitetit dhe kjo per shkak te shpenzimeve te shumta qe qeveria shqiptare ka bere gjate procesit per liberalizimin e vizave.

Po ne e kemi pare deklaraten per shtyp te postuar ne faqen zyrtare te Ministrise se Integrimit dhe per sa i perket takimit te komitetit per MSA-ne qe u zhvillua dje ceshtja e liberalizimit te vizave u diskutua dhe komisioni lavderoi autoritetet shqiptare per progresin e shenuar vitin e kaluar gje qe coi ne vendimin e nentorit per liberalizimin e vizave. Por komisioni tregoi se eshte po aq e rendesishme qe masat ne blloqet e ndryshme te udherrefyesit qe coi ne liberalizimin e vizave te vazhdojne te zbatohen. Kjo sepse nese do te kishte ndonje problem qe do te zbulohej me vone ne lidhje me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike kjo gje nuk do te kishte pasoja vetem per zgjedhjet lokale te cilat zhvillohen ne maj por do te ndikonte edhe ne regjimin e levizjes pa viza. Pra kjo eshte pergjigjja e pare ndaj pyetjes suaj per kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike ka deklaruar Butler.

Ne lidhje me zgjedhjet lokale pala shqiptare beri nje numer te caktuar komentesh dhe komisioni mirekuptoi faktin qe pajisja me aparate te tilla ne te gjithe territorin e vendit per zgjedhjet lokale e gjitha kjo vetem nje muaj para tyre do te ishte e veshtire te arrihej. Ne diskutuam edhe tema te tjera por po shqyrtojme perkthimin qe na eshte bere nga delegacioni yne dhe nga zyrat tona ne Tirane te kesaj deklarate per shtyp dhe do te kerkojme sqarime nga qeveria shqiptare mbi kete deklarate per shtyp qe kane publikuar ne faqen e tyre zyrtare ka pohuar ajo.

Ne vazhdim gazetarja e Top Channel Arta Tozaj e pyeti zedhenesen Per te kuptuar sa me mire a bini ju dakord me gjithcka thuhet ne ate deklarate per shtyp e vecanerisht ne pjesen per aparaturat e verifikimit te kartave te identitetit Dhe cili eshte qendrimi juaj per kete takim pasi nuk pati asnje komunikate per shtyp cfare lejon qe gjithkush te mund te abuzoje Pergjigjja e zonjes Butler ishte Per sa i perket deklarates per shtyp ne komunikojme rregullisht me autoritetet shqiptare dhe e dini se do te shqyrtojme shume mire kete deklarate per shtyp sigurisht sepse ne ishim pale ne ate takim dhe do te donim qe ajo deklarate per shtyp te jete e plote me konkluzionet qe arritem se bashku ne fund te takimit. Nese na kane keqinterpretuar atehere do te shohim se cfare mund te bejme dhe do te kerkojme sqarim ose korrigjim te deklarates per shtyp.

Per situaten politike ne perseritem ate qe komisioneri Stefan Fule tha ne Tirane javen e kaluar ne seminarin qe u zhvillua me pranine e nje numri te caktuar aktoresh kyc si nga autoritetet njesoj dhe nga Parlamenti perfshi ketu edhe opoziten qe eshte e rendesishme qe klima e cila ishte e dukshme ne seminarin e Tiranes te coje drejt nje gjitheperfshirjeje me te madhe dhe me te qendrueshme me perpjekjet e vazhdueshme si nga qeveria dhe nga opozita dhe se kjo do te mundesonte nje marreveshje politike per ngercin aktual politik qe kemi ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›