E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Meta Zaganjori permbush kushtet

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se emri i Xhezair Zaganjorit ka gjetur një konsensus të përgjithshëm, ndërsa u shpreh se opozitës i është krijuar hapësira për propozimet e saj për president.

Duke folur në një konferencë për media pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian zotin Stefano Sannino, Meta theksoi se në bashkëbisedim është folur për përmbylljen e çështjes së imunitetit.

Përsa i takon kandidatit të vetëshpallur Fatos Nano, Meta vlerësoi kontributin e tij, por theksoi se LSI do t'i qëndrojë marrëveshjes që ka nënshkruar në 2009 me Partinë Demokratike.

Ndërkohë gjatë përgjigjeve të tij Meta u Zgjedhja e presidentitPrapaskenat e negociatave Intelektualët: Nano për President! Nano: Iki kur të zgjidhet presidenti shpreh se në eksperiencat e mëparshme ka patur vështirësi për gjetjen e një kandidati konsensual, por me pak përpjekje, sipas tij, nuk ka asnjë arsye për të mos arritur konsensus.

Berisha: Kandidatura e maxhorancës përmbush kushtet

Kryeministri Sali Berisha u shpreh se kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës, që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik. 

Gjatë një takimi zhvilluar në Kryeministri me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian zotin Stefano Sannino, i cili shoqërohej nga Kreu i Delegacionit të BE-së Ambasadori Ettore Sequi, shefi i qeverisë theksoi se në procesin e zgjedhjes së presidentit të Republikës, do të respektohet plotësisht Kushtetuta e vendit, bazuar në negociata dhe konsultime.

Njoftimi zyrtar i Kryeminitrisë bën me dije se Berisha e siguroi zotin Sannino, për angazhimin e plotë të mazhorancës për përmbylljen e tyre sa më shpejt në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›