E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Rama shkembejne batuta


Hera e fundit që kishin shkëmbyer batuta kishte qenë në tryezën e reformës zgjedhore në tetor të një viti më parë. Kësaj here shërbeu ceremonia për 20 vjetorin e fondacionit gjerman “Fridrih Ebert”.

Pas fjalës së kryeministrit Berisha, që falenderoi fondacionin për ndihmën e dhënë në Shqipëri, fjalën e mori kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Ai e mbylli me dy fjali që ironizuan kryeministrin, i cili në një mbledhje qeverie i ishte referuar një botimi të huaj për të thënë se nga vendet e mëdha Gjermania ka ekonominë më stabël, kurse nga vendet në zhvillim, ekonomia më stabël është ajo e Shqipërisë.

Edi Rama: Le të shpresojmë që kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni se as nuk bëjmë dot gjë për ta ndihmuar në rast të shkurtimit të fondeve. E thashë se kam dhe hall se mos shkon në Berlin fjala e Saliut që jemi ekonomia e dytë më fortë në botë pas Gjermanisë, dhe pastaj do ishte vërtet punë dreqi.

Sali Berisha: Nuk do të shkojë sepse ke zëvendësuar fjalimet me editoriale.

Edi Rama: E ka (Berisha) si në parlament që flet pa radhë.

Ndërkohë, megjithë përpjekjet e ambasadores gjermane që të bëjë të mundur një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve politikë, gjithcka ka qenë e kotë. Edhe shtrëngimi i fundit i duarve mes dy politikanëve, ka qenë një vit më parë, në tryezën e reformës zgjedhore.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Greqia vonoi NATO-n
Greqia e mbajti peng anëtarësimin e Shqipërisë në NATO në vitin 2009 në këmbim të dy marrëveshjeve, e para për varrezat e ushtarëve grekë në Shqipëri dhe tjetra për caktimin e kufijve detarë. Ligji për transmetimet numerike, opozita: Ekspertë të OSBE
Anëtarët e Komisionit Parlamentar të Medias gjatë vijimit të diskutimit mbi ligjin për transmetimin me zë dhe figurë kanë kërkuar, që në këto takime të jenë të pranishëm përfaqësuesit e OSBE-së dhe të Këshillit të Europës, të cilët kanë bërë vërejtje teknike për nene të caktuara.
Berisha: Të përmirësojmë standardet
Kryeministri Sali Berisha u kërkoi anëtarëve të kabinetit të përfshijnë urgjentisht në programin e tyre të punës analizën për treguesit e raportit të konkurrueshmërisë, të publikuar nga Forumi Ekonomik Boterore. Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit

Ambasadori amerikan në vendin tonë e konsideroi të tmerrshëm atentatin në Vlorë ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Pasojat e mundshme të një vizite
Dorian Koçi - Pardje Shqipëria u vizitua nga ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Greqisë.

Lajmet kryesore

Përleshje me armë në mes të Tiranës
Policia përplaset me grabitësit, 3 të plagosur, 5 në pranga
Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit

Greqia vonoi NATO-n
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›