E Shtunë, 31 Tetor 2026

Promovohet libri Trashegimi apo tranzicion i Gumenit

“Trashëgimi apo tranzicion” është libri më i ri i hedhur në treg nga autori Daut Gumeni. Në prezantimin e tij mori pjesë edhe kryetari i opozitës Edi Rama, i cili më shumë sesa tek publicistika e autorit u ndal tek personaliteti i tij, kur pagëzoi Daut Gumenin si drejtuesin moral të opozitës shqiptare, intelektualin që ai vlerësoi si qëndrestarin e madh jo vetëm  përballë rregjimit të egër të komunizmit po që mbeti i tillë përballë rregjimit të sotëm siç Rama e konsideroi.

“Njerëzit si Dauti janë shumë pak. Nuk ka asnjë vlerë statusi i kryetarit të opozitës sepse Dauti si pak të tjerë, është lideri i opozitës i vendit, një opozitë që fatkeqësisht është i dobët në numër, i dobët në zë për shkak se janë të pakët ata e përçojnë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rethanave dhe kushteve. Një nga shembujt të cilët shumë nga ata që i thonë vetes intelektualë mund të gjejnë pasqyrën për t’u kuqur nga turpi, por që fatkeqësisht nuk ka më asnjë mundësi as të skuqen sepse turpin e hanë përditë me bukën e pushtetit”-tha Rama.

I konsideruar si poeti që mbushi qelitë e burgjeve me këngët e lirisë, Daut Gumeni vjen këtë me publicistikë, ku prej të pranishmëve u konsidua si pasqyra e plotë e 20 viteve të tranzicionit shqiptar.

Rovena Moçka

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›