E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me arme ne mes te Tiranes


Tre persona të plagosur, mes tyre edhe një punonjës policie, ka qenë bilanci i një operacioni të forcave të rendit për kapjen e një grupi grabitësish tek “Ushtari i Panjohur”, këtu në Tiranë, në orët e mbrëmjes së mërkurë.

Pesë persona, mes të cilëve edhe një vajzë, pjesë e një grupi të dyshuar grabitës, ndodheshin brenda një kazinoje tek “Ushtari i Panjohur”, me synimin, sipas forcave të rendit, për ta grabitur atë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë bllokuar daljen e kazinosë. Por, grabitësit, menjëherë sapo kanë dalë në derën e kazinosë kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Nga të shtënat dy shtetas kanë mbetur të plagosur. I plagosur, por lehtë në këmbë ka mbetur edhe punonjësi i policisë. Mbetet e paqartë nëse shtetasit e plagosur janë kalimtarë të rastit, apo anëtarë të grupit të armatosur.

Pas shkëmbimit të zjarrit, forcat e rendit kanë mundur të prangosin 5 persona, 4 djem dhe një vajzë që ishin vënë nën vëzhgim prej kohësh dhe që dyshohen si anëtarë të një grupi përgjegjës për disa grabitje dhe vjedhje në Tiranë.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Gjykata kthen gardistin në burg
Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë në burg edhe për 10 ditë të tjera një nga nënoficerët e Gardës së Republikës, i akuzuar nga prokuroria për ngjarjet e 21 janarit, Sadik Cela.
Korcë, nis procesi për babanë tutor
Nis në gjykatën e Korcës procesi gjyqësor për babanë tutor, i cili ka detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur dy vajzat e tij minorene për vite me radhë. Top Show, vrasja e gjyqtarit Konomi
Top Show nisi sezonin e ri. Analistë, gazetarë, përfaqësues të medias e të drejtësisë, diskutuan për ngjarjen e së premtes së 9 shtatorit që tronditi jo vetëm qytetin e Vlorës, por mbarë Shqipërinë; vrasjen e tipit mafioz të gjyqtarit të Shkallës së Parë në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi. Arrestohet avokati, kërcënoi gjyqtarin
Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar te marten një avokat të njohur, pasi ky i fundit kërcënoi me jetë një gjyqtar. Shembet miniera e Kalimashit, 2 të vdekur
Një tjetër tragjedi është shënuar në miniera. Dy persona kanë humbur jetën dhe një i tretë është plagosur rëndë nga shembja e një pjese të minierës së Kalimashit në Kukës.

Lajmet kryesore

Arvizu: Zbardhni vrasjen e gjyqtarit

“Bashkëpunim për të gjetur autorët”
Berisha e Rama shkëmbejnë batuta
Greqia vonoi NATO-n
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›