Berisha e Thaçi përshëndesin përvjetori e 143-të të Lidhjes së Prizrenit
Prizren- Kryeministri Berisha, i pranishëm në festimet e 143 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit e cilësoi Lidhjen e Prizrenit, si mrekullinë më të madhe të të gjitha kohërave, pas luftrave të Skëndërbeut. Ndërkohë që i ka bërë thirrje fqinjëve t`i lënë paragjykimet për Shqiptarët.
Sipas kryeministrit Berisha, shqiptarët që jetonin dhe shtriheshin në territoret më të gjëra të Ballkanit, që kishin qenë të sulmuar do të mblidheshin në këtë tempullin e Lidhjes Shqiptarëe të Prizrenit nën sloganin Një komb një qëndrim.
Çdo shqiptarë ka vetëm një fjalë, faleminderit Kosovë, faleminderit Prizren, se Lidhja e Prizrenit ishte kryengjarja që do tu printe përpjekjeve shqiptare për liri dhe dinjitet. Faleminderit Kosovë, se në Kosovë u organizua Lidhja e Pejës, se këtu lindi Ushtria Çlirimtare . Këtu u organizua kryengritjet e mëdha gjigante që solli pavarësinë e Shqipërisë. Faleminderit Kosovë që nuk u përkule kurrë dhe qëndrove në një rezistencë që solli Pavarësinë. Faleminderit Kosovë se nxore burra të mëdhenj, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli, luftëtarë të mëdhenj, etj. Faleminderit Kosovë se nxore burra mendjendritur si Ibrahim Rugova, i cili organizoi rezistencën paqësore më të shkëlqyer që Europa ka njohur. Faleminderit Kosovë se djemtë dhe vajzat e tua vaditën me jetën, rininë dhe gjakun e tyre lirinë mbi të cilën qëndrojmë ne sot të lirë.- tha kryeministri Berisha.
Kryeministri Thaçi gjatë fjalës së tij shpreh se në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë, shqiptarët nderojnë ngjarjen më të madhe të kombit shqiptar në shekullin e 19-të.
Gjatë manifestimit në kuadër të 134 vjetorit të mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ai theksoi se Lidhja Shqiptare e Prizrenit vuri themelet e ndërgjegjes kombëtare duke e vlerësuar si organizatën më të rëndësishme të kombit shqiptar. Thaçi u shpreh se në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë, shqiptarët nderojnë ngjarjen më të madhe të kombit shqiptar në shekullin e 19-të.
Lidhja e Prizrenit e krijuar më 10 qershor 1878 me përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare ishte një organizatë mjaft e rëndësishme, me karakter politik, ushtrak për tiu kundërvënë atyre që tentonin pushtimin e trojeve shqiptare, tha Thaçi.
Kryeministri Thaçi gjithshtu falenderoi NATO-n, SHBA-në dhe të gjithë kombet mike të kombit shqiptar për ndihmën që kanë sjellë për Kosovën dhe Shqipërinë.
“Sot Kosova po konsolidohet dhe zhvillohet. Kufijtë për shqiptarët po hapen. Sot ne ndërtojme një autostradë, autostradën e integrimit, Sot kemi një abetare të unifikuar. Sot unifikohemi kulturalisht. Po zhvillohemi dhe naltësohemi si komb. Kemi një synim për tu bërë pjesë e familjes së madhe evropiane”, u shpreh Thaçi.