Teknologjia në zgjedhje, Çabej: Manipulime nga vakumi ligjor

Një ndër arsyet e refuzimit nga ODIHR të numërimit dhe identifikimit elektronik të zgjedhësve, abuzimi me të dhënat personale gjatë këtyre proceseve është një rrezik serioz sipas Çabejt, për aq kohë sa baza ligjore është e paplotë e lë shkas për manipulime.
"Për çdo mënyrë votimi duhet të bëhet një kuadër ligjor. Ky është një lloj përpunimi i të dhënave personale të qytetarëve, atëherë kushdo të jenë personat, a do të duhet të ruhet konfidencialiteti, siç ishte rasti me regjistrimin e popullsisë, kështu që duhet të vendoset korniza ligjore e më pas të kalohet në atë mënyrë që vendoset, por të ketë baza ligjore. Kur janë vlera të përcaktuara qartë, nuk lë shkak për abuzime", thotë Flora Çabej, kryekomisionere për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Ndonëse i shfokusuar nga zgjedhja e presidentit, pa mundur të miratohet, në kodin zgjedhor, palët ranë dakord të aplikojnë këtë lloj teknologjie si projekte pilot vetëm në zona të caktuara. Ndërkaq kryekomisionerja Çabej sqaron se për shkelje të të dhënave perosonale gjatë 2011 janë gjobitur 27 subjekte dhe se gjoba më e lartë tashmë shkon në 1 milon lekë.
"Për 2011 janë vënë 27 gjoba që janë kryesisht për subjekte kontrollues privat, por dhe publik. Kryesisht kanë qenë për shkelje konfidencialiteti, apo për mosnjoftim të përpunimit të të dhënave personale. Gjoba më e madhe ka qenë 50 mijë lekë të reja, ndërsa me ligjin e ri, kjo gjobë shkon në 10 milionë lekë të vjetra", vijon Çabej, cituar nga “AS”.
Një javë para mbylljes së mandatit të komisionit të reformës zgjedhore, ODIHR kërkoi që numërimi dhe identifikimi elekronik i zgjedhësve, të cilët sipas konsensusit fillestar do të aplikoheshin që në zgjedhjet e 2013-s, të mos zbatohen të paktën për tri vitet e ardhshme. Arsyeja kryesore,rreziku i abuzimit me të dhënat e zgjedhësve gjatë kalimit të informacionit të mbledhur nga këto teknologji, në kohë reale në KQZ. /Start/
2012-06-10 15:32