Berisha e Topalli: Fitoi Bajerni, do fitojmë edhe ne
Si zakonisht, kryeministri Sali Berisha poston një shënim në Facebook kur është ndonjë ndeshje e rëndësishme.
Edhe kësaj here ai ka përshëndetur fitoren e Bajernit të Mynihut, duke thënë se edhe ata do fitojnë.
Super ndeshje, super spektakël, super portier. Fitore e merituar e Bajern! Ne do fitojmë! Përpara!! shkruan Berisha.
Pak më herët, Berisha kishte shkruar: Të dashur miq, po ndjek super ndeshjen!! Unë jam krejt i vetmuar, këtu të gjithë janë me Bajernin. Unë si gjithnjë me fitimtarin. Fitore!!
Por koment për ndeshjen ka bërë edhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Bajern kampion! Trofe e merituar. FITORE! PERPARA! PERPARA! shkruan ajo.