Meta: Berisha nuk është burrë shteti, PD-së i duhet një tjetër kryetar
Ilir Meta, duke folur në një intervistë me pyetje dhe përgjigjie të shkurtra për Shqiptarja.com, shprehet se Sali Berisha nuk është burri shteti dhe se PD ka nevojë për një kryetar tjeter:
A është Berisha burrë shteti?
Jo.
A ishte Rama kryetari që i duhej PS-së në 2005.
Nuk kishte tjetër.
A është Rama kryeministri që i duhet Shqipërisë pas 23 qershorit?
Koha do ta provojë.
A kishte mundësi Ilir Meta të vazhdonte të qeveriste me Berishën?
Po, por kjo nuk ishte në interes të vendit, për të ardhmen.
A është ilir Meta një kryeministër potencial pas 23 qershorit?
Kjo nuk është sfida ime më e madhe.
A është konsultuar me ju një pjesë e lsitës së Ps-së?
Jo.
A e keni përcaktuar ju dhe Rama qeverinë e ardhshme?
Jo, atë do ta përcaktojnë qytetarët në 23 qershor.
A i duhet PD-së një kryetar tjetër?
Po.