E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen vatrat e zjarrit në pyjet e Pukës, ushtria nis luftën me flakët

zjarri-ne-pukePukë- Vatra e zjarrit që përfshiu të premten masivin pyjor të Pukës është zgjeruar ndjeshëm. Ditën e sotme një vatër e re zjarri është evidentuar në pyjet e Munellës.

Zjarri që ra në pyjet e Krrabit raportohet se ka shkrumbuar siperfaqe të mëdha me pemë, i favorizuar edhe nga erërat e forta që kanë prekur ditët e fundit zonën.

Mësohet se për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij janë angazhuar edhe forca të ushtrisë.

Zjarret në pyjet e vendit gjatë stinës së vendit janë kthyer në një ritual që përsëritet çdo vit për shkak të temperaturave të larta e jo pak herë nga piromanët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›