Berisha falenderon deputetët në mbledhjen e grupit
Mbledhjen e parë të grupit kuvendor të demokratëve në legjislaturën e re, kryeministri e rezervoi për të falenderuar posaçërisht të sapozgjedhurit, ata që u rikonfirmuan apo dhe ata që nuk janë më ligjvënës. Falenderimin kryeministri po aq për të theksuar se ky është mandati i vështirësive të mëdha për shkak të objetivave ambicioze më kryesori për integrimin në BE.
Por sigurisht kryeministri nuk harroi të bëjë një rivlerësim publik të procesit zgjedhor. Kjo dhe si përgjigje ndaj akuzave të Partisë Socialiste. Berisha tha se në 28 qershor u zhvilluan zgjedhjet më të mira në historinë e vendit. Si argumeta për të mbështetur këtë arsyetim, kryeministri kujtoi mungesën e problemeve me listat e zgjedhësve, garantimin e transparencës në numërimin e votave numrin e vogël të ankimimeve gjithsej 18, e mbi të gjitha sistemin zgjedhor për të cilin vendosi opozita.
Kundërshtitë e kryetarit të Partisë Socialiste kryeministri i cilësoi të pabaza, referuar edhe vendimeve që dhanë KQZ apo Kolegji Zgjedhor.
Gjatë fjalës se tij, Berisha ripërsëriti ftesën opozitës të vijë në Kuvend duke e garantuar paralelisht për bashkëpunim.
Por kryesminitri foli dhe për qeverinë, përbërjen e së cilës sëbashku me programin, do të duhet ta paraqesë brenda 10 ditësh nga mbledhja për herë të parë e Kuvendit. Këtu Berisha duket se ka hasur në shumë vështirësi, pasi sikundër tha i duhet të zgjedhë mes shumë personalitetesh të partisë që drejton.
Fjalimin e tij në grupin kuvendor Berisha e shfrytëzoi për të garantuar dhe të 17 partitë aleate për bashkëqeverisje kjo në propocion me kontributin e gjithësecilit.