E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot pasdite seanca e parë e Parlamentit

Kuvendi do të mblidhet pasdite në të parën seancë të tij Një mbledhje që tingëllon të jetë më shumë ceremoniale me modalitete të përcaktura qartë në rregulloren e Kuvendit. Si rregull seanca hapet nga deputeti më i vjetër. Në këtë rast Fatos Beja, kryemsinitri Berisha edhe më i vjetër në moshë ka preferuar të mos e ushtrojë këtë privilegj sikundër dhe e ka cilësuar. Nëse opozita nuk do të bojkotonte Kuvendin ky privilegj do t’i takonte Et’hem Rukës, për shkak të moshës së tij.
Hapja e legjislaturës shoqërohet dhe me procesin e verifikimit të mandateve të deputetëve. Për këtë zgjidhen 9 anëtarët e komisionit për këtë qëllim, i cili brenda dy ditëve i paraqet Kuvendit raportin mbi vlefshmërinë e mandatit. Më pas ligjvënësit bëjnë betimin, sipas formulës që parasheh neni 4 i rregullores. Për deputetët që nuk bëjnë betimin i njejti nen parashikon njoftimin e KQZ nga drejtuesi i seancës. Kjo me fjalë të tjera do të bëjë shpallje të mandatit të pavlefshëm, bazuar në nenin 71 të Kushtetutës. Pavlefshmëria e mandatit ndodh edhe në rastet kur deputeti mungon pa arsye për një periudhë mbi gjashtë mujore.
Betimi i deputetëve në Kuvend pason me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe byrosë parlamentare. Sipas rregullores, kryetari zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›