OSBE: Opozita nuk bëhet në rrugë por në Parlament
OSBE është shprehur kundër bojkotit të Kuvendit nga Partia Socialiste. Vetëm një ore e 30 minuta prej fillimit të seancës së parë plenare të kësaj legjislature, ambasadori Robert Bosh bëri të ditur këtë qendrim që shkon hapur kundër linjës për një opozitë në rrugë. Për Bosh debatet politike bëhen në Kuvend nisur dhe nga logjika që tejkalon qendrimet personale të partive, që ka të bëjë me integrimin europian të vendit.
OSBE është një nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare që PS ka thirrur për ta asistuar në procesin e verifikimit të parregullsive me zgjedhjet. Por deklarata e Ambasadorit Bosh, deklaratë që në thelb rrëzon vendimin më të rëndësishëm të Partisë Socialiste bojkotin e Kuvendit, duket se e vështirëson mundësitë e bashkëpunimit.
Ambasadori Bosh nuk është i vetëm përfaqësues i insitucioneve ndërkombëtare që nuk mbështet vendimin politik të kryetarit të PS. Pak ditë më parë ishte Oli Rehn komisioneri për zgjerimin që zbehu gjithë deklarimet e Ramës për manipulim të procesit zgjedhor kur tha se zgjedhjet e 28 qershorit ishin më të mirat në historinë pluraliste të Shqipërisë.
Ky lumë kundërshtish mes qendrimit politik të Partisë Socialiste me qendrimin zyrtar ndërkombëtar, ndoshta lidhet me deklarimin më të sinqertë që ka bërë Edi Rama gjatë këtyre viteve të drejtimit të PS:
“Unë nuk jam politikan.”