Berisha firmos: Memia te largohet si kreu i ALUIZNI-t Eglantina Nasi
Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale (ALUIZNI) qe nga dita e neserme, pritet qe te kete nje drejtues te ri. Fjala eshte per ish-deputetin e Partise Demokratike ne Vlore, Ardian Kollozi, i cili sipas burimeve, do te zevendesoje ne kete detyre, drejtorin e deritanishem te ketij institucioni, Shaban Memia. Ky i fundit, i shkarkuar firmen e kryeministrit Sali Berisha, largohet nga ky post pas disa vitesh drejtimi. Mesohet se ai ka paraqitur qe ne daten 27 tetor te vitit te kaluar doreheqjen e tij prane Kryeministrit, ndersa pritet qe ne mbledhjen e ardhshme te qeverise, te zyrtarizohet edhe vendimi perkates qe e shkarkon ate si kreun e ALUIZNI-t dhe e zevendeson me pasuesin e tij, Kollozi. Gjithcka duket se nisi ne fakt, me shkarkimin qe Memia, i beri ne 4 tetor te vitit te kaluar vartesit te tij, Ferdinand Shehu, i cili ishte me detyren e drejtorit te ALUIZNI-t per qarkun e Tiranes. Ai e argumentoi atehere kete veprim me "mungesen e tij te integritetit moral, me fshehjen e se kaluares para vitit 1992". Duke sqaruar me detaje, se Shehu nuk paska rrefyer te kaluaren e tij, mbi punen qe ka kryer per 4 vjet me radhe ne hetuesine e Vlores, gjate kohes se komunizmit. Por duket se ky shkarkim i Shehut, nuk eshte marre ne konsiderate nga kreu i qeverise, Sali Berisha, i cili vetem dy dite pas vendimit per shkarkim qe i komunikoi Memia, e ktheu serish Shehun ne detyre. Nje veprim ky i cili duket se nuk la nje shije te mire per ish-drejtuesin, qe tashme do te largohet nga detyra qe mbajti per vite me radhe. Ne ate periudhe, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale iu nenshtrua edhe nje kontrolli te posacem te ndermarre nga Kryeministria. Ka qene perkatesisht Njesia Antikorrupsion, qe funksionon prane qeverise, e cila ndermori nje kontroll per procesin e legalizimeve te kryera nga institucioni ne fjale qe drejtohej deri dje nga ish-drejtori Shaban Memia. Me nje afat 45-ditor per te pergatitur nje raport lidhur me ecurine e procesit te legalizimeve, grupi i punes ka marre ne analize statistikat e procesit te dhenies se tapive, marredheniet qe kishte ALUIZNI me Agjencine e Kthimit te Pronave, Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe me pushtetin vendor. E pikerisht, ne kuadrin e zhvillimit te ketij kontrolli, u zhvleresua edhe vendimi i Memise per shkarkimin e Shehut. Nen argumentimin se ai do te qendronte ne detyre, deri sa te perfundonte gjithe akti i kontrollit.
Ish-deputetet demokrate Shaban Memia dhe Ardian Kollozi
Ish-deputeti i Partise Demokratike, Shaban Memia u emerua pas zgjedhjeve te vitit 2005 ne postin e kreut te ALUIZNI-t. Nen drejtimin e tij, procesi i legalizimit te objekteve informale nisi zbatimin e tij konkret sipas instrumenteve ligjore te posacem qe u ngriten rreth tij. Nga ana tjeter, edhe Ardian Kollozi, figuron te kete qene nje ish-deputet i Partise Demokratike. Por qe e la mandatin vitin e kaluar per garen si kryetar i Bashkise se Vlores, te cilen e humbi ndaj kryebashkiakut Shpetim Gjika. Qe atehere, ai nuk ka qene i angazhuar me ndonje post publik apo politik.