Majko: Pse te mos bashkepunoj me Topin dhe Spahiun
Ndersa Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama dhe drejtues te tjere te Partise Socialiste shohin me skepticizem bashkepunimin e opozites me dy partite e reja qe priet te krijohen, deputeti Pandeli Majko deklaron ne menyre te qarte se bashkepunimi ne politike lidhet me matematiken. Ne nje mesazhe ne rrjetin social "Facebook", Majko deklaron pa lene vend per keqkuptime se ne opozite e ka vendin kushdo qe shfaq deshiren per te ndryshuar situaten aktuale. "Pse nuk duhet te bashkepunojme me partite e Oketes dhe Spahiut?! Ne pushtet bashkepunimi eshte i lidhur edhe me matematiken. Ne opozite, "vendin" e meriton kushdo qe shfaq vullnet per te ndryshuar situaten me voten e lire", deklaron deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko. Qendrimi i deputetit Pandeli Majko pritet te hap nje debat me te gjere ne Partine Socialiste, per shkak te vleresimeve qe ka dhene kreu i saj Edi Rama per dy forcat e reja politike. Kryesocialisti ka deklaruar se partia qe pritet te krijoje Presidenti Bamir Topi anon djathtas dhe nuk ka lidhje me te majten. Sipas kreut te PS-se edhe Aleanca Kuq e Zi eshte nje force politike, drejtuesi i se ciles ka milituar djathtas dhe PS nuk sheh asnje lidhje. "Keshtu lindin 3 partite demokratike, Partine Demokratike te Berishes, partine demokratike te zevendesit te Berishes, Topit, dhe partine e zevendesit te zevendesit, AK. Gje e mire qe ngrihet dikush tek e djathta, e cila aktualisht ka tradhtuar elektoratin ne filozofine e saj. Kjo qe kemi nuk eshte nje e djathte, por nje kaste qe po sundon Shqiperine. Topi dhe Spahiu jane dy njerez qe kane milituar ne PD, qe sot rebelohen ndaj partise se vjeter duke ekspozuar probleme te renda brenda asaj partie, brenda qeverise se saj. Shume mire qe ekspozohen edhe nga e djathta pervecse nga koalicioni yne", ka deklaruar Rama. I pyetur nese i sheh keto forca politike ne nje koalicion me PS-ne, Rama ka deklaruar disa dite me pare se; "i shikoj si faktore demokratizues per nje te djathte qe ka nevoje te flase shqip, te demokratizohet, per nje te djathte qe ka nevoje per te respektuar shqiptaret". Nderkohe qe deputetet te tjere te Partise Socialiste, si Erion Brace dhe Saimir Tahriri kane kritikuar edhe publikisht qendrimet e Aleances Kuq e Zi, cka pritet te sjelle dhe reagime ndaj deklarates se deputetit Pandeli Majko.