E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grehina e legalizimeve, shkarkohet Shaban Memia

Tiranë- Ardian Kollozi është kreu i ri i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZMI), duke zëvendësuar ish-deputetin tjetër të PD-së, Shaban Meminë, i cili mbajti këtë post për 6 vite.

Mësohet se kreu i ekzekutivit, Sali Berisha shkarkoi ditën e djeshme Shaban Meminë nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm dhe vendin e tij e mori Ardian Kollozi.

Vetë Memia ka deklaruar se dorëheqjen e tij ia dorëzuar kryeministrit 4 muaj më parë, konkretisht me 27 tetor 2011, por vetëm tani u pranua kërkesa e tij.

Gjendja mes krerëve të ALUIZMI-t u përkeqësua në tetorin e vitit të shkuar kur Memia shkarkoi drejtorin e ALUIZMI-t për Tiranën, Ferdinad Shehun por ky i fundit u rikthye në post me urdhër të kryeministrit vetëm disa ditë më vonë.

Ditën e sotme pritet edhe prezantimi zyrtar i Kollozit në krye të agjencisë më të përfolur sa i takon çështjes së pronësisë në vend. Ardian Kollozi ka një karrierë politike nën logon e demokratëve. Vitin e  shkuar ishte kandidat për kreun e Bashkisë Vlorë, përballë socialistit Shpëtim Gjika. Teksa më herët ka qënë deputet i PD-së në Vlorë.

Janë vetëm 4504 prona të legalizuara nga mbi 270 mijë që kanë aplikuar për legalizim. Kështu konkludoi raporti i Bankës Botërore i publikuar vetëm pak kohë më parë. Raporti vëren se  ALUIZNI ‘ka marrë burime të bollshme financiare që paguhen nga taksapaguesit, por procesi ka ecur tejet ngadalë në raport me koston e saj’.

Procesi i legalizimit ka ecur ngadalë përkundër burimeve që i janë kushtuar. ALUIZNI është një organizatë e madhe dhe e pajisur mirë me burime, kostot operative të së cilës i mbulon buxheti i shtetit- thuhej në raportin e BB-së.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›