E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha firmos rritjen e pagave, kategoritë që përfitojnë

Kryeministri Berisha ka firmosur dje vendimin e Qeverisë të mbledhjes së datës 16 Gusht për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës. Në një deklaratë për median, zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli u shpreh se rritja e rrogave mbi bazën e këtij vendimi, është rezultat direkt i performancës ekonomike të vendit dhe është bërë tërësisht bazuar në të ardhurat e mbledhura nga taksat dhe tatimet.
Rritja

Sipas saj si rrjedhojë e kësaj performance ekonomike, që nga viti 2006 deri më sot qeveria nuk ka marrë asnjë qindarkë borxh për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm, që në vitin 2005 ka qenë 26831 lekë, në vitin 2012 bëhet 59235 lekë, pra ka një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e arsimtarit në arsimin 9 vjeçar, që në vitin 2005 ka qenë 22771 lekë, në vitin 2012 bëhet 50563 lekë, me një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e mjekut, që në vitin 2005 ka qenë 22683 lekë, në vitin 2012 bëhet 58098 lekë, me një rritje prej rreth 2.6 herë krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e infermierit, që në vitin 2005 ka qenë 15044 lekë, në vitin 2012 bëhet 35618 lekë, një rritje prej rreth 2.4 herë krahasuar me vitin 2005. Paga mesatare e punonjësve të policisë, që në vitin 2005 ka qenë 30655 lekë, në vitin 2012 bëhet 55944 lekë, pra ka një rritje prej rreth 1.8 herë krahasuar me vitin 2005, u shpreh Mëhilli për të shtuar se paga mesatare e punonjëseve mbështetës në institucionet buxhetore, që në vitin 2005 ka qenë 22554 lekë, në vitin 2012 bëhet 35122 lekë, me një rritje prej rreth 1.6 herë krahasuar me vitin 2005.
Raporti i pagave
Zëdhënësja e Kryeministrisë nënvizoi se raporti i pagës së arsimtarit të arsimit 9 vjeçar me pagën e kryeministrit që në vitin 2005 ka qenë 1 me 8.6, në vitin 2012 është vetëm 1 me 4.5, raporti i pagës së infermierit  me pagën e kryeministrit,  që në vitin 2005 ka qenë 1 me 13, në vitin 2012 është 1 me 6.4 dhe raporti i pagës mesatare me pagën e kryeministrit që në vitin 2005 ka qenë 1 me 7.1 në vitin 2012 është 1 me 4.6. Mëhilli u shpreh se me këtë rritje Shqipëria bëhet vendi me rritjen më të shpejtë të rrogave dhe pensioneve në Evropë.

Tabela

Rritja e pagave

-Paga e mësuesve është 2.2 herë më e lartë se në vitin 2005, paga e mjekëve 2.6 herë më e lartë, paga e infermierit, 2.4 herë më e lartë dhe paga e punonjësve të policisë 1.8 herë më e lartë se në vitin 2005.

-Paga mesatare e arsimtarit në arsimin e mesëm, që në vitin 2005 ka qenë 26831 lekë (njëzet e gjashtë mijë e tetëqind e tridhjetë e një lekë), në vitin 2012 bëhet 59235 lekë, pra ka një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005.

-Paga mesatare e arsimtarit në arsimin 9 vjeçar, që në vitin 2005 ka qenë 22771 lekë, në vitin 2012 bëhet 50563 lekë, me një rritje mbi 2.2 herë krahasuar me vitin 2005.

-Paga mesatare e mjekut, që në vitin 2005 ka qenë 22683 lekë, në vitin 2012 bëhet 58098 lekë, me një rritje prej rreth 2.6 herë krahasuar me vitin 2005.

-Paga mesatare e infermierit, që në vitin 2005 ka qenë 15044 lekë, në vitin 2012 bëhet 35618 lekë, një rritje prej rreth 2.4 herë krahasuar me vitin 2005.

-Paga mesatare e punonjësve të policisë, që në vitin 2005 ka qenë 30655 lekë, në vitin 2012 bëhet 55944 lekë, pra ka një rritje prej rreth 1.8 herë krahasuar me vitin 2005.

-Paga mesatare e punonjëseve mbështetës në institucionet buxhetore, që në vitin 2005 ka qenë 22554 lekë, në vitin 2012 bëhet 35122 lekë, me një rritje prej rreth 1.6 herë krahasuar me vitin 2005- deklaroi zëdhënsja e qeverisë, e cila vijoi:

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›