Berisha fiton çmimin për paqen në Uashington
UASHINGTON - Organizata "People to People International" bëri të ditur sot se Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është fituesi i çmimit ndërkombëtar "Eisenhoëer Medallion". Ky çmim u jepet çdo vit personaliteteve botërorë, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në botë.
Presidentja e organizatës, në letrën për Berishës, shkruan se "unë personalisht kam qenë dëshmitare e kontributit që ju keni dhënë për krjimin e një klime paqësore mes Shqipërisë, vendeve të rajonit dhe komunitetit global, ndaj Ju konsideroj Ju si personalitetin e vetëm për të fituar këtë çmim".
Ky çmim prestigjioz është krijuar për nder të ish-Presidentit të 34 të SHBA-ve, Dight D. Eisenhoëer, themelues i People to People International, ligjvënës, burrë shteti, komandanti i forcave Aleate gjate luftës së dytë botërore, strateg ushtarak, komandanti suprem i forcave te NATO-s.
Disa prej personaliteteve që kanë fituar këtë çmim ndër vite janë: Nënë Tereza - 1988; Kryeministri Yitzhak Rabin - 1996 (pas vdekjes); Presidenti Jimmy Carter; Organizata Save the Children - 1998; Shkëlqesia e Tij Papa Gjon Pali i Dytë, Ish-presidentet e SHBA-ve Bush Senior, Jimmy Carter, Ronald Reagan etj.