E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha fton Obamën për vizitë në Shqipëri

Sipas zyrës së shtypit të qeverisë, Berisha ka zhvilluar një bisedë me Presidentin Obama, i cili tregoi interes për Shqipërinë dhe progresin e saj. Kryeministri e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi. Kryeministri pati takime edhe me Presidentin e Bashkimit Europian Herman Van Rompuy.

Kryeministri e njohu zotin Van Rompuy me të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet e qeverisë Shqiptare për përmbushjen e prioriteteve për në BE. Kryeministri takoi gjithashtu presidentët e Polonisë Bronisław Komorowski, Hungarisë Pal Schmitt, Çekisë Vaclav Klaus, Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, kryeministrat e Britanisë së Madhe David Cameron, Suedisë Fredrik Reinfeldt.

Kryeministri ftoi të vizitojnë Shqipërinë, Kancelarin e Austrisë Werner Faymann, si dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, të cilët i falënderoi për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë. /Start/

                                                                                             2011-09-22 17:08
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›