E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikonomu këtu, deri pas regjistrimit të Censusit

Nuk dihet nëse pas kësaj shtyrjeje të mandatit Ikonomut do t’i jepet një mandat i dytë për të qëndruar në Korçë. Kjo gjë do të tingëllonte normale nëse ky konsull do të kishte qëndrim diplomatik sipas konventave ndërkombëtare. Në mars të këtij viti, në shkelje të sovranitetit të vendit tonë dhe të funksionit të tij diplomatik, Ikonomu u bëri thirrje korçarëve që të deklaronin pa frikë origjinën dhe kombësinë e tyre greke.

Në arritjen e këtij qëllimi, siç e kanë pohuar vazhdimisht edhe vetë, janë rreshtuar të dyja shoqatat “Omonia”, të cilat mbahen shumë afër nga Konsullata Greke.

“Ne jemi përjashtuar nga ky proces, për të thënë edhe që ka edhe qëndrime ekstreme siç po ndodhin në zonën e minoritetit. Ka arritur deri aty sa zëvendësohen rregjistruesit tanë me rregjistrues të tjerë. Rregjistrimi I popullsisë ose censusi është një nga objektivat tona kryesore. Të deklarohen njerëzit të lirë, të shprehin lirisht identitetin e tyre, përkatësinë e tyre etnike, fetare, për të ditur përfundimisht sa është numri i individëve që jetojnë në këtë shtet, cila është gjendja sociale, kulturore me qëllim që të hartohen edhe politika të mëtejshme”, tha kreu i OMONIA-s, Ligoraq Karamelo për AS.

Shtyrja e mandatit për Ikonomun ka qënë e domosdoshme pasi këtij diplomati i përfundon mandati në fund të muajit shtator dhe sipas praktikave të ndjekura në mandatet e kaluara, duhej të ishte emëruar zëvendësi i tij. Por vlerësimi që ka qeveria greke nuk i ka hapur rrugë kësaj praktike. Prania e Ikonomit në Korçë, edhe pse nuk shprehet hapur, është një mbështetje dhe prapavijë e sigurt për të dyja shoqatat e Omonias në Korçë në procesin e censusit. /Start/

                                                                                             2011-09-23 09:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›