E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria “zhgënjen” në OKB për Palestinën

Megjithëse vendi ynë e ka njohur Palestinës shtet që në vitin 1988 dhe një vit më vonë ky vend çeli ambasadën e tij në Shqipëri, tashmë duket se kohët kanë ndryshuar edhe për Shqipërinë.

Megjithëse shprehet në favor të një shteti të pavarur palestinez, për kryeministrin e Shqipërisë, zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të bëhet me bisedime.

“Kjo është një nga çështjet më themelore të këtij sesioni dhe mund të theksoj se Shqipëria dhe shumica e vëndeve të botës janë në favor të një shteti të pavarur palestinez. Por, kjo natyrisht kërkon një proces ndër më të vështirët dhe më seriozët, si dhe një dialog intensiv dhe të suksesshmëm.  Ne mendojmë dhe besojmë se shteti i pavarur palestinez është një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve palestinezë. Por, siç theksoi pardje në fjalën e tij presidenti Barak Obama, kjo nuk mund të realizohet nëpërmjet shmangieve apo qarqeve të shkurtra dhe qëndrimi ynë bazohet në këtë koncept”, tha Berisha për Zërin e Amerikës.

Ai foli edhe për statusin e vendit kandidat që Shqipëria pret të marrë nga Bashkimi Evropian, por pas përmbushjes së 12 kushteve të vëna ndaj vendit tonë.  "Brukseli e ka bërë punën e tij. Bllokimi ka qënë dhe është në Tiranë. Në qoftë se është pritur deri në ditën e fundit për të mos votuar ligjet me 3/5, kjo ka patur vetëm një qëllim, që opozita të bllokojë këtë proces", deklaroi kryeministri nga Nju Jork.

Berisha tha ndër të tjera se qeveria e tij mirëpret çdo propozim të opozitës për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore. "Mirëpresim propozimet e opozitës për ngritjen e komision të reformës zgjedhore nëse ajo nuk ka synime bllokuese. Është e drejtë e saj për të kërkuar rishqyrtim të këtyre projektligjeve dhe shpresojmë që të mos jetë kjo taktikë e re bllokuese", tha Berisha. /S.LL/Start/

                                                                                             2011-09-23 07:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›