E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha fton Ramën në debat: Hajde në shesh të burrave, t’i themi gjërat njëri-tjetrit

Në një takim në kaudër të 34 vjetori të themelimit të PD në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sfiduar kryesocialistin Edi Rama për debat publik televiziv. Berisha pretendon se Rama nuk heq dorë nga vjedhjet e parave të qytetarëve.

“Sa rri e flet me veten në makinë, fol sa të duash, por hajde të dalim shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat. Hajde urdhëro në televizion, se rregulli këtë ka. Hajde të ulemi me ta dhe shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Mal të Zi që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri, sot është 450 euro. Si shkoi. Çfarë ka Mali i Zi, as të 1/20 nuk e ka. Hajde shpjegoju pensionistëve se pse pensioni në Maqedoni është 280 përqind më i lartë se në Shqipëri. Pse pensioni në Kosovë është 30-40 përqind më i lartë se në Shqipëri. Po pse kryeministri i Kosovës, arrin të marrë 100 mln euro nga buxheti dhe ti vendosë në fondin e pensioneve, për të rritur 20% çdo pension. Dhe ti lë 16 mln euro. Çfarë janë këta, si mund të veprosh në këtë mënyrë. Nuk del dot? Të vijë. Sigurisht që vjedh. Merr fund kjo“, tha kreu i PD, Sali Berisha.

Lideri i opozitës beson se në zgjedhjet e 11-majit opozite do të fitojë.

“Ata menduan se do na zhduknin, por ata gabuan. Ja ku jemi ne sot më të bashkuar, më të fortë, më të fuqishëm se kurrë. Na përçanë, u bashkuam. Na e morën flamurin, ja ku e kemi më krenar se kurrë në jetën e tij. Na arrestuan, ja ku jemi sot më të fortë se asnjëherë. Pra miq, ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar. Ne vijmë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren tonë”, përfundoi Berisha.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›