E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha fton Ramen ne tryeze, per reformen zgjedhore Eva Gjura

Kryeministri Berisha ka ftuar serish dje opoziten, qe te ulet ne nje tryeze te perbashket me mazhorancen, per te bere ndryshimet e duhura ne reformen zgjedhore. Nga mbledhja e grupit parlamentar te PD-se, kreu i mazhorances ka deklaruar se Partia Demokratike eshte e gatshme te ulet per te dialoguar me Partine Socialiste. "Jemi te gatshem te ulemi me opoziten dhe te trajtojme ne menyren me serioze problemet e reformave, ne radhe te pare te reformes zgjedhore. Une dua t'ju informoj juve dhe shqiptareve, se ne i qendrojme plotesisht propozimit tone te meparshem",- eshte shprehur Berisha. Kreu demokrat, me tej, tha: "Nese kryetari i PS-se, Rama, kerkon ngritjen e nje tryeze, mazhoranca eshte e gatshme ta mbledhe kete tryeze ne prani te eksperteve te OSBE/ODIHR-it dhe te Komisionit te Venecias, te punojme me konsensus te plote dhe te votojme amendamentet e PS-se, pa asnje diskutim, sepse ne kemi bindje,- tha Berisha,- se ajo qe vjen nga keto institucione eshte brenda standardeve nderkombetare". Per kryeministrin, pengesa per realizmin e reformes zgjedhore nuk eshte tek mazhoranca, por tek vete opozita, sepse, tha ai: "Rama nuk eshte i interesuar per realizmin e reformes, ai eshte i angazhuar per te mos e realizuar ate. Ai propozon nje skeme primitive, ne kuptimin e vertete te fjales. Propozon qe te ulemi ne tryeze, te vendosim te punojme me konsensus, por ai te shkoje te beje shopping ne institucionet e tjera, pavaresisht se ketu jane perfaqesuesit e tyre, kjo nuk shkon. Ai e ben kete propozim, sepse ka te ngjare se vetem reforma zgjedhore atij nuk i intereson",- tha Berisha. "Mazhoranca,- tha kryeministri,- ashtu si per reformen zgjedhore ka ofruar bashkepunimin e saj edhe per Rregulloren e kuvendit. Mendoj se grupi yne, te propozoje dy perfaqesues te tij nga delegacioni qe kemi ne Parlamentin Evropian, per te nisur punen, sapo zoti Rama te delegoje te tijet, te nise diskutimi per Rregulloren e Parlamentit, e cila duhet te ndryshoje si te gjitha standardet e rregullores se Parlamentit Evropian". Por Berisha ka deklaruar se pavaresisht ofertave te vazhdueshme dhe pozitive qe ka bere mazhoranca gjate ketyre muajve, Rama shprehet se bojkoti e realizoi qellimin, duke pranuar se qellimi i tij ka qene dhe eshte bllokimi i statusit. "Kjo u duk fare qarte,- tha Berisha,- te pergjigja e BE-se, ku vendet e tjera moren pergjigje pozitive, ndersa Shqiperia jo, sepse ata nuk kane nje opozite qe ka zgjedhur bllokimin e reformave per integrimin e vendit, si kjo e jona". Gjithashtu Berisha i kujtoi kryetarit Rama se kjo nuk eshte hera e pare qe ai po bllokon integrimin e vendit, pasi te njejten gje beri edhe me vizat duke lobuar kunder Shqiperise ne BE. Por kreu i qeveri ka preferuar t'i lere te gjitha keto prapa kraheve dhe ka ftuar kryetarin e PS-se, qe te ulet ne tryeze ne kushtet e partneritetit, sepse institucionet e vendit duhet te ndertohen sipas Kushtetutes. Mazhoranca eshte shprehur e gatshme te ulet qe neser nese Rama eshte dakord te punoje mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›