Anije me arme ne Portin e Durresit kontrollohet nga autoritetet
Një anije e ngarkuar në sasi të konsiderueshme material ushtarak të llojit të ndryshëm, është ndaluar për verifikim në radën e Portit të Durrësit që prej ditës së premte.
Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit bëjnë të ditur se anija me flamur moldav, në bordin e së cilës ndodhet ekupiazh shqiptar e ardhur nga Mali i Zi, po qëndron në radën e Portit që prej katër ditësh ku nga ana e policisë kufitare si dhe doganës është verifikuar dokumentacioni saj.
Sipas kapitenerisë së Durrësit, anija me itinerar Mali i Zi-Kroaci dhe me destinacion Irakun, ndaloi në radë për të marrë furnizimi të ndryshme për ekuipazhin si edhe për të riparuar pajisjen e xhiros së busullës.
Pas kryerjes së këtyre procedurave nga ana e kapitenit të anijes është kërkuar largimi i saj, por autoritetet shqiptare nuk e kanë lejuar të largohet deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit.
Pas kontrollit të imtësishëm të dokumentacionit mbi mallin që dispononte anija Pyramis, por edhe të itinerarit që kjo e fundit do të ndiqte, ka rezultuar gjithçka e rregullt.
Nga ana e ministrisë së Mbrojtjes, është lëshuar akt-largim i anijes, e cila pritet të largohet gjatë orëve në vijim në destinacionin e planifikuar.