Shkrumbohet nje fabrike ne qytetin e Krujes
Fabrika e cila prodhonte dyshekë është shkrumbuar e gjitha dhe aktualisht janë përfshirë nga flakët edhe magazinat e kësaj fabrike në të cilat ndodheshin sasi të mëdha sfungjeri si dhe lëndë ngjitëse apo edhe dyljent.
Fuçitë e dyljentit dhe lëndëve ngjitëse nën efektin e zjarrit kanë nisur të shpërthejnë duke e përkeqësuar më tej situatën dhe duke mos lejuar që zjarri të shuhet.
Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, të cilat po punojnë për izolimin e zjarrit por po hasin probleme të shumta pasi situata nuk është më nën kontroll.
Zjarrfikëset e Durrësit, Tiranës, Lezhës dhe Krujës po mundohen që të mos lejojnë zjarrin që të përfshijë shtëpitë, lokalet dhe bllokun e pallateve qe ndodhen shume prane fabrikes.
Banorët e zonës janë të frikësuar për shtëpitë e tyre dhe megjithë këshillën e forcave policore për t’u larguar ata nuk pranojnë pasi mendojnë se mund të përkeqësohet situata dhe shtëpitë e tyre mund të përfshihen nga flaket nga moment në moment.