Berisha fton Ramën të gjejë korajon për t'u shkëputur nga lidhjet e tij të vjetra
Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Gerti Bogdani, publikoi sot një deklaratë ku thuhet se, " Kryeministri fton zotin Rama të gjejë kurajë dhe të shkëputet nga mbrojtja e lidhjeve të tija të vjetra, sepse kjo do ta ndihmojë të shikojë përpara."
Në deklaratë thuhet gjithashtu se, " Pasi terhoqi grupin parlamentar nga debati per ligjin e pastertise se figurave, z. Rama doli përpara shqiptarëve për të bërë sulmin e radhës ndaj Kryeministrit. Kryeministri ka respekt për të ekzekuarit e regjimit dhe familjarët e tyre, Kryeministri ka respektin më të madh edhe për të vërtetën, e cila tmerron Edi Ramën. Në diskutimin e tij Kryeministri theksoi se z. Rama po pengon Partinë Socialiste dhe po e rendit atë krahas Partisë Socialiste Serbe dhe Partisë Radikale Serbe, si tre parti që nuk e pranojnë lustracionin. Z. Rama e ben kete vetem e vetem për të mbrojtur lidhjet e tij me të kaluarën e zezë të tij. Në rast se zoti Rama do të faktojë të kundërtën, duhet tu kërkojë të falur shqiptareve, për firmën që ati i tij, si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor ka vendosur për ekzekutimin e intelektualëve të shquar Avzi Nela, Vilson Blloshmi, Gazmend Leka dhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë. Zoti Rama duhet tu kërkojë të falur shqiptareve per dhjetëra e dhjetëra bij dhe baballare të cilët u ekzekutuan nga ekspertiza e pseudointelektualit Spiro Koleka. Zoti Rama e di mirë se kryeministri Berisha nuk bën përgjegjës djalin për të atin, por Rama, nuk pranon lustracionin dhe fakton se më shumë se gjithçka mbron të shkuarën e familjes së tij."