E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari vazhdon të humbasë pikë ndaj lekut

Që nga dita e djeshme, dollari ka humbur 2 lekë në kursin e këmbimit, ndërsa gjatë 10-ditëshit të fundit ka humbur 8 lekë. Gjatë ditëve të fundit, kursi i dollarit ka qënë vazhdimisht në rënie në këmbimet valutore kundrejt lekut 

TIRANË- Kursi i dollarit ka qënë në rënie në këmbimet valutore kundrejt lekut gjatë ditëve të fundit, ndërkohë që sot (17 dhjetor) ka humbur përsëri pikë ndaj monedhës vendase. Që nga dita e djeshme, dollari ka humbur 2 lekë në kursin e këmbimit, ndërsa gjatë 10-ditëshit të fundit ka humbur 8 lekë.
Në agjencitë e këmbimit valutor, në fillimin e kësaj jave (15 dhjetor) një dollar u ble me 91,4 lekë dhe u shit me 91,9 lekë, dje (16 dhjetor) një dollar u ble me 89,7 lekë dhe u shit me 90,2 lekë, ndërsa sot (17 dhjetor) një dollar u ble me 87,7 lekë dhe u shit me 88,2 lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›