Prangoset në Rinas, ishte dënuar për trafik droge
I arrestuari ishte shpallur si i kërkuar katër vjet më parë per mbajtje dhe transportim të lëndëve narkotike. Gjatë kësaj periudhe ai ishte fshehur jashtë vendit, deri mbrëmjen e kaluar kur e zbuluan kontrollorët e policisë së kufirit në Rinas
TIRANE-Arrestohet në aeroport një 54-vjeçar nga Durrësi. Eqerem Dashi rezultonte i dënuar për “mbajtje dhe transportim të lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga Drejtoria e policisë së Qarkut të Durrësi bënë të ditur se 54 vjecari u ndalua mbrëmjen e kaluar nga forcat e komisariatit të policisë së Rinasit. I arrestuari, Eqerem Dashi, lindur dhe banues në Durrës, ishte shpallur si i kërkuar katër vjet më parë. Të njëjtat burime bënë të ditur se Dashi ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e apelit në dhjetor të vitit 2004, me një vit e 28 ditë heqje lirie, pasi u shpall fajtor për “mbajtje dhe transportim të lëndëve narkotike” dhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Gjatë kësaj periudhe ai ishte fshehur jashtë vendit, deri mbrëmjen e kaluar kur kontrollorët e policisë së kufirit në Rinas e ndaluan dhe e dorëzuan tek policia e Durrësit.
(d.b/BalkanWeb)