E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha fton opozitën të rikonsiderojë Zaganjorin

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar maksimalisht kandidaturën e maxhorancës, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Xhezair Zaganjori, ndërsa ka ftuar opozitën të shqyrtojë edhe njëherë atë. Kryeministri tha se nuk do ta përsëriste më skenën e zgjedhjes së presidentit në vitin 2007, duke konsideruar se atë kohë të gjithë i sollën si thashethemegjinj.

Ne u vetëkufizuam, nuk sollëm politikanë por sollëm një kandidat, i cili në 20 vite i ka shërbyer vendit dhe kombit . Është një kandidat i cili u angazhua në vitet 90 në Lëvizjen Demokratike, si shumica këtu. Ky kandidat ishte një drejtues i shkëlqyer katedre, u ngarkua me një detyrë, përfaqësues i Shqipërisë në një nga selitë më të rëndësishme për vendin. Ky kandidat u përzgjodh nga institucione ndërkombëtare për vende shumë të nderuara. U doktorua në njërin nga institucionet më prestigjioze. Ky kandidat me vota të përbashkëta u emërua nga presidenti për në Gjykatën Kushtetuese. Nga ministri juaj i drejtësisë u emërua në Këshillin e Drejtësisë së kësaj ministrie. Ky kandidat, në ato votimet në Gjykatën Kushtetuese jo 1 por disa herë ka gjykuar jo në interes të qeverisë por në të kundërtën e saj.-tha Berisha.

Kyreminisstri e ftoi opozitën, që sipas tij, në rast se dilni dot nga bllokimi, në rast se arrini të ngriheni mbi ideologjinë e bllokut dhe bllokimit, në rast se doni të faktoni se nuk keni qëllim të bllokoni procesin e integrimit, ngrihuni dhe studiojeni më mirë dhe na thoni se çfarë ka mangut ky kandidat  për të qenë konsensual.- tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›