Berisha, fushatë në Skrapar pa Metën
Kryeministri Berisha duket se po bën gjithçka që ta shmangë aleatin e mazhorancës, Ilir Meta, në këtë fushatë zgjedhore. Madje, Berisha e ka shmangur Metën edhe në vendlindjen e këtij të fundit, Skrapar, ku gjatë ditës së sotme ka qenë për të prezantuar kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Poliçanit, Çaush Qato.
Që prej fillimit të fushatës, Berisha nuk ka qenë në asnjë takim apo prezantim të kandidatëve të mazhorancës përkrah Ilir Metës.
Ky i fundit është detyruar që të bëjë fushatë dhe të prezantojë kandidatë komunash. Madje, edhe në prezantimin e kandidatëve për disa bashki kryesore, të cilat kanë si kandidatë anëtarë të LSI-së, si ajo e Elbasanit dhe Lushnjës, Berisha dhe Meta kanë qenë të ndarë.