E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferdinand Xhaferraj si Basha me Piramidën: Jam kundër TEC-it me qymyr në Durrës

Kandidatët kryesorë të mazhorancës, duket se po tërhiqen dhe kundërshtojnë pikërisht projektet që qeveria e tyre ka miratuar. Pas deklaratës së Lulzim Bashës se është kundër prishjes së Piramidës, edhe pse si deputet kishte votuar pro, një gjë të tillë e ka bërë edhe Ferdinand Xhaferraj.

Gjatë një takimi me banorët e Durrësit, ky i fundit ka deklaruar se është kundër ndërtimit të TEC-it me qymyr në këtë qytet, që është edhe një nga projektet më të kundërshtuara nga ana e opinionit publik.

Ajo që nuk dihet, është fakti nëse këta kandidatë i kanë seriozisht këto deklarata apo i bëjnë thjesht sa për fushatë. Kjo, duke qenë se këta të fundit, kur kanë qenë në qeveri nuk i kanë kundërshtuar këto projekte, madje i kanë mbrojtur  dhe mbështetur me forcë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›