Berisha fyen Spiropalin, kryetarja e Kuvendit ndërpret seancën: Do merret masa disiplinore

Një përplasje e fortë ku janë përdoru fjalë ofenduese ndaj një ministre dhe gruaje ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë, ku Sali Berisha iu drejtua ministres Elisa Spiropali gjatë replikave mes tyre.
“Salariotët nuk kanë të sosur. Ky burri që i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit si puna e salariotit që i dha vëllait të kësaj ministres, të Spirobucit”, tha Berisha.
Kjo ka bërë që Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të ndërpres seancën dhe të marrë masë disiplinore ndaj tij për shkelje të etikës.
“Ju ndërpres fjalën. Nuk mund të pranohet kjo fyerje e rëndë. Është shkelje e rëndë etike. Keni shkelur rëndë Kodin e Etikës. Do ndërpritet seanca për të vijuar me masën disiplinore”, tha Nikolla.
Reagim të ashpër ka pasur edhe ministrja Elisa Spiropali, e cila duke e konsideruar Berishën si “shpërdorues të fjalës”, tha se atë populli e ka flakur dhe se ai është shembulli se si nuk duhet të jetë një burrë shteti.
“O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku siç e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen e tij, të SHBA, të çdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti”, tha Spiropali.
/rtsh.al/