E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha garanton mandatet e pesta nga Lezha dhe Dibra

01-06-2013 / Gazeta 55

Mirditorët rezervuan një pritje entuziaste për kryeministrin Berisha, duke konfirmuar votëbesimin e tyre për një mandat të tretë të Qendrës dhe të Djathtës së Bashkuar. Përfundimi i infrastrukturës që e lidh Mirditën me Dibrën dhe Rrugën e Kombit si dhe një ndërhyrje e fuqishme tek investimet në blegtori e pemtari paraqiten si programi kryesor i mazhorancës për një investitorë tjetër qeverisëse
Ironia e kryeministrit Berisha: “Rama mohon origjinën e vërtetë, njëherë na del mirditor dhe njëherë tropojan”

Pas Burrelit dhe Bulqizës, kryeministri Sali Berisha vijoi dje tubimin elektoral në Mirditë, ku prezantoi kandidatët e PD, për deputetë. Kreu i qeverisë i cilësoi vitet nën qeverisjen e tij si histori suksesi, ndërsa akuzoi Edi Ramën se i humbi mundësinë Shqipërisë për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat. Sipas tij, Rama ka bërë gjithçka për të penguar interesat e qytetarëve shqiptar. “Çdo politikan që del para njerëzve ka detyrë të bëjë gjithçka për interesat e tyre që ata të ecin përpara, që aspiratat e tyre të bëhen realitet. Le ti shtrojmë disa pyetje z. Rama. A ishte interesi ynë jetik firmosja e MSA-së, kontrata më e madhe që kemi firmosur ne shqiptarët me Europën? Po zilet trumbetat në Parlament të deputetëve socialistë, a nuk ishin përpjekje që të pengonin këtë marrëveshje? A ka shqiptar që mos të mendojë se interesi Shqipërisë është të jetë anëtar i NATO-s, përkrah SHBA-së që ta mbrojë në çdo rast? Por atëherë, pse të nesërmen e anëtarësimit në NATO, në emër të kujt u organizua protesta e opozitës? Kujt i interesonte, përveç se etërve të tu? Vetëm atyre u interesonte. Rruga e Kombit a ishte interesi jetik i shqiptarëve? Po deputetët që çove për të ngritur çadra dhe bllokuan tunelin për çfarë interesash i çove? Cilat interesa mbroje kur votoje kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve për qytetarët?” - u shpreh Berisha. Sipas kreut të qeverisë, “rruga jonë drejt BE nuk është e lehte, por kalon në mundim të madh, punë të mëdha, seriozitet maksimal, reforma të thella”. I bëmë këto, dhe në tetor të vitiy 2012, KE deklaroi se Shqipëria meriton statusin me kusht që të votojë 3 ligjet. Për 236 ditë përdore pushtetin e zgjedhësve të tu, megjithëse jam i bindur se nuk ka socialist në Shqipëri që do pranonte të bllokonte statusin. Kurse ti z. Rama pa pyetur asnjë interes e përjashtove Shqipërinë nga statusi. A është ky interesi i qytetarëve shqiptar. Ky është vetëm testamenti i etërve të tu”. Kryeministri Berisha gjithashtu i ka kthyer përgjigje akuzave të Ramës për mungesë programi nga PD. “Në autobusin e tij mavi deklaron se PD nuk ka program. Nëqoftëse ka një njeri në Shqipëri që për shkak të padijes nuk di çfarë është programi politik, ekonomik, legjislativ, ky është Edi Rama. Pyeteni pak ish Presidentin Rexhep Meidani për historinë e programit të Ramës, ju tregon ai”, tha Berisha. Gjithashtu, Berisha tha para qytetarëve se, Edi Rama pavarësisht se çfarë thotë nuk pranon origjinën e tij të vërtetë. “Shkoi Rama dikur në Rrashbull, bëri një takim me qytetarët, një mirditor u ngrit dhe pyeti çdo bësh ti me ne?” - Do shkosh atje në mal i tha, se tokën do ta marrin ata që e kanë patur. Mirditori e pa njëherë dhe i tha unë këtu jam në shtëpinë time. Pasi e kuptoi çfarë bëri doli me origjinë nga Mirdita, shkon në Tropojë dhe ju thotë të njëjtat gjëra, një njeri që nuk di se nga është, por nuk do ta dijë se nga është. Ai është nga një fshat shumë i mirë, që unë e kam vizituar, por i duhet të thotë njëherë jam këtej, njëherë jam andej”- deklaroi kryeministri.
Bumçi: Rama është në errësirë, Shqipëria ka dalë në dritë/Gjatë fjalës së tij në mitingun e organizuar në qendër të qytetit të Rrëshenit, ministri i Jashtëm dhe njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të PD, Aldo Bumçi hodhi akuza në drejtim të kryetarit të PS-së Edi Rama, që sipas tij, punon kundër interesave të shqiptarëve. “Në këtë shesh, mes kaq shumë mirditorëve ne gjejmë të njëjtin entuziazëm, të njëjtën mbështetje që gjetëm në Lezhë një javë më parë. Kjo energji që buron në këtë shesh është dëshmi e shpresës dhe besimin që ju keni tek e ardhmja juaj, Partia Demokratike dhe kryeministri Berisha. Rruga e Kombit kalon në Mirditë, duke i dhënë asaj jetë, duke i dhënë vlerë pronës, duke gjeneruar vende pune. Ky është zhvillim, kjo është alternativa e PD. Dikush ishte kundër rrugës, kryetari i opozitës Rama dhe deputetët e tij bënë gjithçka kundër rrugës. Por Edi Rama nuk ishte vetëm kundër rrugës, por kundër interesit të shqiptarëve. Ai po ta kishte në dorë do ta kishte bllokuar atë rrugë, siç bllokoi integrimin në Europë. Eshtë e pabesueshme që pas rrëzimit të komunizmit, dikush, kryetari i opozitës, deputetët, e tij të pengonin interesin tonë madhor, që është integrimi i Shqipërisë në BE. Edi Rama bllokoi investimet që do të vinin në Shqipëri, fonde për shkolla, infrastrukturën. Edi Rama i tha jo. Mirdita nuk mund të pranojë një kryetar opozite që është kundër interesave të shqiptarëve. Ai thotë që NATO është natë, në errësirë është ai, Mirdita dhe Shqipëria kanë dalë në dritë” - deklaroi Bumçi

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›