Një kujtesë për të gjithë ata ish-të përndjekur që po shtyjnë qerren e Edi Ramës
Sigurisht që janë shumë pak ata ish të përndjekur që po i shkojnë prapa qerres së Edi Ramës. Ka shumë mundësi që mundet t’i numërojmë me gishtat e dorës. Kjo nuk përbën ndonjë problem të madh pasi njerëzit që kanë humbur arsyetimin është një përqindje e caktuar edhe në raport me numrin e popullsisë. Shqetësues është fakti i manipulimit që mediat pranë Edi Ramës i bëjnë këtij raporti. Diversioni kundër ish të përndjekurve politikë ose “të deklasuarve” ashtu si i quante regjimi komunist, ka qenë një politikë konstante, kriminale, e organizuar, e mbështetur me të gjitha kapacitetet e fuqisë së shtetit në kohën e diktaturës dhe sot vazhdon akoma me intensitet të jashtëzakonshëm nga trashëgimtarja e drejtë për drejtë e Partisë Komuniste që ka ndryshuar vetëm emrin në Parti Socialiste. Populli shqiptarë i orientuar në shekuj si pjesë e Europës së qytetëruar të cilës i takojmë, ka derdhur lumenj gjaku duke kundërshtuar lindjen sllavo bolshevike. Periudha më e rëndë, kur Shqipëria u ndodh e okupuar nga lindja sllavo bolshevike ka qenë ajo e afro një gjysmë shekulli diktaturë komuniste. Njerëzit e shkolluar në Europën Perëndimore, intelektualët,familjet e traditës patriotike,e kundërshtuan me vendosmëri instalimin e regjimit komunist në Shqipëri si një e keqe e madhe që po i kanosej vendit tonë. Kundër tyre, shteti kriminal i diktaturës ndërmori akte të pashembullta dhune dhe terrori. Mijëra pushkatime me ose pa gjyq, arrestime masive, tortura të tmerrshme që nuk janë shënuar as edhe në kohën e inkuizicionit mesjetarë, internime masive dhe masa ndëshkimore edhe kundër familjeve që regjimi komunist i konsideronte si “armiq të popullit”, mijëra viktima si pleq, fëmijë, që vdiqën nga vuajtjet dhe uria. Në një raport të OKB që është bërë publik, nga viti 1945 deri në vitin 1956, në Shqipëri 10 mijë njerëz janë pushkatuar me ose pa gjyq, 16 mijë kanë vdekur nga vuajtjet dhe uria, 80 mijë të tjerë kanë kaluar në burgje dhe kampe internimi”. Ka shumë mundësi të jetë kjo shifra më e saktë. Shifrat e publikuara deri më sot nga institucione të ndryshme nuk paraqesin realitetin. Janë dhjetëra a ndoshta qindra njerëz që janë pushkatuar pa gjyq dhe sot varret nuk u gjenden. Kërkohen sot lart më shumë se 4000 prej tyre që janë të evidentuar por janë edhe qindra të tjerë që janë zhdukur pa gjurmë dhe në rrethana misterioze. Janë gjithashtu edhe qindra fëmijë të vegjël që kanë vdekur në kampet e Tepelenës dhe të Beratit që nuk u dihet numri i tyre. Janë gjithashtu edhe mijëra të internuar në kampet e Beratit dhe Tepelenës që regjimi komunist nuk ka mbajtur për ata asnjë evidencë,asnjë regjistër, asnjë shënim. Ishin njerëz që sipas tyre do të asgjësoheshin me mënyra të ndryshme prandaj edhe krimi duhej mbajtur i fshehtë. Është e trishtueshme, që akoma sot pas më shumë se dy dekada nga rënia e komunizmit, njerëzit tanë me lopata e kazma në duar kërkojnë varret e baballarëve, vëllezërve të tyre dhe nuk po i gjejnë dot. Dhe hetuesit,prokurorët,kriminelët që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e tyre, janë akoma gjallë dhe shëtisin të patrazuar nëpër rrugët e Tiranës. Lutjeve të familjarëve për të treguar varret,u përgjigjën me arrogancë dhe duke u përplasur derën turinjve. A nuk duhet që shteti të vendoste me ligj masa shtrënguese për këta kriminelë që të paktën të detyrohen të tregojnë varret e të pushkatuarve?
E bëra këtë panoramë të shkurtër, mijëra herë më të shkurtër që duhej të ishte në të vërtetë, si kujtesë që çfarë në të vërtetë ka ndodhur në Shqipëri nga terrori komunist. Krimi dhe terrori komunist në Shqipëri ka qenë më i tmerrshmi në të gjitha vendet e Europës ish-komuniste. Duke hequr një paralele me Gjermaninë Lindore të pushtuar nga sovjetikët,krahasimi është mjaft i habitshëm. Regjimi komunist ka pushkatuar vetëm deri në vitin 1956,për motive politike 250 njerëz. Duke marrë parasysh këtë numër në raport me numrin e popullsisë, të tmerron fakti se Gjermania Lindore ka patur një popullsi prej 16 milion banorë, ndërkohë Shqipëria një popullsi në më pak se 2 milion banorë. Si koncept duhet pranuar se pluralizmi dhe demokracia funksionojnë në parimin e alternativave që zgjedh populli me votën e tij të lirë. Ashtu si në të gjitha vendet demokratike edhe në Shqipëri janë konfiguruar forca politike të majta dhe të djathta. Po kush në të vërtetë përfaqëson sot të majtën në vendin tonë? Është Partia Socialiste ish komuniste që ka ndryshuar vetëm emrin në Kongresin e 10 të Partisë së Punës në Qershor të vitit 1991. Është një parti politike e ndërtuar mbi të kaluarën kriminale të Partisë Komuniste dhe të ish sigurimit komunist. Kjo forcë politike e kërkon sot e kësaj dite në falangat e ish sigurimit elektoratin e saj, e kërkon në të kaluarën e saj kriminale. Partia Socialiste nuk ka asgjë të përbashkët me partitë e tjera të të majtës Europiane. Nuk është distancuar për asnjë rast ose të kërkonte falje për krimet e sajë kundër popullit. Nuk e bënë këtë për arsye se ka bërë betimin “e vazhdimësisë” në rrugën e Enverit. Nuk kërkon falje se vet Partia Socialiste në përbërjen dhe elitën e sajë është e mbështetur në ngrehinën enveriste me pinjollët e bllokut dhe të kastës se kuqe enveriste. Sipas konceptit të tyre po të bënin pendesën dhe të kërkonin falje për të kaluarën e sajë kriminale të kësaj force politike,do të largonin elektoratin e tyre dhe shumica e kupolës të kësaj partie do të detyroheshin të largoheshin nga politika. Për krimet e regjimit komunist, Partia Socialiste ka zgjedhur heshtjen, harresën. Edhe një herë tjetër më duhet të kujtoj se Kancelarja e Gjermanisë z.Merkel, i kërkoi gjithë botës falje në emër të popullit gjerman për krimet e kryera nga Hitleri gjatë Luftës së Dytë botërore. Duke marrë parasysh se Merkel dhe as partia e sajë nuk kishin lidhje më fashizmin në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë, ky ishte një gjest njerëzor. Ndërkohë Edi Rama kur e akuzojnë se Babai i tij si Anëtarë i Presidiumit të Kuvendit Popullorë ka varë në litarë me 10 Gusht 1988, në pragun e lirisë,Poetin disident antikomunist Havzi Nela, hesht si gurë varri, nuk thotë asnjë fjalë në lidhje me përfshirjen direkte të familjes së tij në një krim makabër të përmasave kombëtare. Kur Babai i tij e bëri këtë krim Edi Rama nuk ishte një foshnjë por një njeri i rritur që bashkëpunonte me ish-sigurimin komunist. Përse hesht Edi Rama? A mundet të jetë i besueshëm Edi Rama për shqiptarët se do të bëjë diçka të mirë për ta, kur fsheh me gjethe fiku të kaluarën e tij perverse dhe me vese. A mundet të jetë i besueshëm Edi Rama që ka bërë gjyqe të vazhduara kundër djalit të tijë për t’i mohuar atësinë dhe duke akuzuar gruan e tij një artiste të nderuar për incest me Babain e tij Kristaqin. Edi Rama është i pabesueshëm edhe për rastin kur i mori gruan mikut të tijë më të ngushtë në pragun e pleqërisë. Është i pabesë se ka prerë në besë një gjysmë dyzine grash që i ka flakur më pastaj në rrugë. A mundet të jetë i besueshëm Edi Rama kur nuk mundet të ndërtojë familje pikërisht për këto vese perverse,se diçka të mirë do të bënte për shqiptarët. Tani na del se Edi na qenka me prejardhje nga Mirdita, Pandi na qenka gjerman, po a janë të besueshme gazetat greke që kanë vertetuar se Edi Rama është grek. Përse Edi Rama fshihet pas gjethes së fikut, duke fshehur të kaluarën dhe gjenezën e tij”.
Po përse vallë ju a shoh kaq për të madhe këtyre që e quajnë veten si ish të përndjekur politik që shtyjnë qerren e Edi Ramës? Personalisht i konsideroj miqtë e mi më të mirë të gjithë ata njerëz, të gjithë ato familje fisnike të Hasit, Kosovës dhe Malsisë së Gjakovës,që gjatë kohës që i ashtuquajturi “Divizioni i mbrojtjes së Popullit” e ndiqte Babanë tim të ndjerë për ta pushkatuar si “armik të popullit” në vitet 1944-46, e strehuan, i dhanë bukë dhe nuk e kallzuan. Mirënjohja është dhe do të jetë e pakufishme edhe në brezat që do të vijnë. Prandaj edhe jam i motivuar se do të mbetem sa të jam gjallë antikomunist, se tek komunizmi dhe sajesat e tij të sofistikuara shikoj të keqën e madhe që i kanoset Atdheut tim. Se kemi vuajtur nga komunizmi dhe plagët që dhëmbin nuk janë shëruar ende. Se kemi mbetur njerëz dhe jemi krenarë për vuajtjet tona në emër të lirisë dhe nuk i kemi shërbyer për asnjë minutë komunizmit,se kemi besuar tek zoti dhe demokracia. Po çfarë përndjekje politike ka Spartak Ngjela, një njeri i rritur në “parajsën e bllokut”, një ish-hetues i regjimit komunist,që hyri në burg,jo si kundërshtarë i regjimit por se Babai i tij u prish në pazare me Enver Hoxhën dhe paranojën e tij, se familja e tij i kanë shërbyer dhe kanë qenë pjesëmarrëse në krimin komunist kundër popullit. E keni parë, sa herë Taku e ka ngritur zërin për shtresën e ish të përndjekurve politik të Shqipërisë?Asnjëherë,se asgjë nuk e lidh me shtresën më fisnike të kombit tonë.E keni parë kurë gënjen se gjoja ai qenka burgosur “për idetë e parlamentarizmit”.Po çfarë kontributi ka Taku për demokracinë në Shqipëri? Asgjë, vetëm një mashtrues avokat që u ka rrufitur njerëzve miliona si avokat nëpër gjyqe dhe të gjitha gjyqet i ka humbur. Është një mashtrues ordinerë,një demagog i tipit marksist, që se ka për gjë të vjellë vrer kundër demokratëve për sa kohë e paguan mirë Edi Rama për shërbimin. Ja u shoh për të madhe edhe mediave TV dhe të shkruara se i japin hapësirë një sharlatani që i ka marrë koka erë, një jakobini karrierist që kërkon të bëhet ministër, një anarkist që kërkonte mijëra të vdekur “vetëm të shporret Saliu”. Çfarë mundet të kenë të përbashkët me demokracinë këta njerëz. Të tillë janë edhe disa të tjerë,monstra që asgjë nuk i lidhë me ish të përndjekurit politikë, por që e shtyjnë qerren e Edi Ramës për turpin e tyre. T’i përmend me emra nuk ja vlen,se edhe në demokraci janë dënuar për krime ordinere. Një thirrje kam për këta njerëz pa moral, mos të manipulojnë opinionin se na qenkan “ish-të përndjekur politik”. Kanë hyrë në burg për faje ordinere por që janë përdorur nga e majta komuniste si provokatorë dhe spiunë. Manipulojnë opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar në mënyrën më skandaloze duke i bërë një shërbim të keq demokracisë. Janë monstra të tilla që nuk skuqen as nuk zverdhen për turpin e tyre. Mjafton që të lëpijnë ndonjë kockë të hedhur nga Edi Rama dhe e majta ish komuniste me 4 Parti Komuniste në koalicion. Nga ana tjetër ish të përndjekurit politik të Shqipërisë, kurrë nuk do të bëhen pjesë e aleancave komuniste. Edi Rama është i dështuar në tentativën e tij të turpshme që të manipulojë me ish të përndjekurit politik. Ai sa më parë duhet të përgjigjet dhe të kërkojë falje në emër të familjes së tij për krimet e kryera në kohën e regjimit komunist. Neve ish-të përndjekurit jemi pjesa më thelbësore e demokracisë në Shqipëri dhe kundër komunizmit. Ne mendojmë dhe do të bëjmë të pamundurën që me 23 qershor do të fitojë demokracia kundër konglomeratit komunist.