Bajerni i Mynihut perballe Interit, Van Gal sfide me Murinjon
Hoze Murinjo, i cili mban statusin "I Vecanti", kerkon te fitoje trofeun e dyte te Liges se Kampioneve, por ne finalen e sotme qe do te luhet ne "Santiago Bernabeu", trajneri i Bajernit te Mynihut, Luis Van Gal eshte gati qe t'ia prishe endrrat portugezit. Duket sikur Murinjo ngjan me nje "mbret" ne kontinentin evropian, duke pare suksesin e meparshem qe ai ka siguruar ne "Champions" kur drejtoi ekipin e Portos, para se te arrinte tek skuadra e Celsit. Gjithsesi, puna e tij dhe suksesi i mundshem me ekipin e Interit mund te eklipsojne gjithcka eshte arritur deri tani. Me nje titull te fituar ne Seria A dhe me trofeun e Kupes se Italise qe siguroi pak kohe me pare, ekipi i Interit eshte shume prane nje momenti historik, sepse mund te arrije per here te pare ne historine 45 vjecare nje rekord unikal, qe te fitoje tre trofe ne te njejten kohe. Trajneri zikalter Hoze Murinjo ka nje shans te arte ne duar, qe te fitoje trofeun "Champions". Per Hoze Murinjon, fitorja do te kete edhe vlera te tjera ne stadiumin "Bernabeu", duke qene se ai eshte percaktuar per te drejtuar ekipin e Realit te Madridit, ne nje te ardhme te shpejte. Bajerni, nderkaq, nen drejtimin e Van Galit theu cdo lloj parashikimi pas luhatjeve ne dimer, duke arritur deri ne finale te Liges se Kampioneve. Bajerni, nga ana tjeter po zhvillon nje beteje Treshe pas titullit kampion ne Bundeslige dhe fitimit te Kupes se Gjermanise. Trajneri Luis Vana Gal ka mundur te fitoje edhe nje Champions ne te shkuaren me Ajaksi dhe si Murinjo do te kerkoje suksesin e dyte ne kete kompeticion, me nje ekip tjeter evropian. Holandezi i Bajernit te Mynihut Murinjo. - "Mendoj se e kam edukuar pak Hozen, sepse ai kerkon te fitoje ndeshjen, kurse une deshiroj qe Bajerni te luaje nje ndeshje te bukur dhe ne fund te fitoje trofeun. Rruga qe kam zgjedhur une eshte me e veshtire," - theksoi trajneri i bavarezeve. Pasi kam kaluar Grupin F, Interi eliminoi ekipin e Celsit, largoi CSKA -ne e Moskes dhe tronditi ambiciet e Barcelones, ne gjysmefinale te ketij kompeticioni. Skuadra e Bajernit kaloi grupin A dhe eliminoi Fiorentinen, Mancester Junajtid e Lionin, per te prekur finalen e Champions. Ndeshjen finale te Champions do te gjykoje anglezi, Hauard Veb.
Roben: Ndeshje speciale per cdo lojtar
Nje dite para se te zhvillohet finalja e madhe e Liges se Kampioneve, mes Bajernit te Mynihut dhe Interit, Arjen Roben ka bere te ditur se skuadra e tij eshte gati qe te fitoje trofeun me te rendesishem evropian per klube. Futbollisti holandez, i cili arriti te fitonte titullin kampion dhe Kupen e Gjermanise, kerkon te marre trofeun e trete sezonal.
Duke folur pas mberritjes se Bajernit te Mynihut ne Spanje, Roben ka thene se te gjithe futbollistet presin me padurim finalen qe do te zhvillohet ne stadiumin "Santiago Bernabeu" te Madridit. - "Mund te shoh qe cdokush eshte i lumtur qe do te jete ne kete ndeshje finale. Ne duhet te luajme nje finale dhe kjo eshte nje ndeshje speciale, ndaj i kemi mundesite ta mbyllim me sukses", ka thene Arjen Roben.
Mota i skualifikuar, Riberi i pezulluar
Interi nuk do te kete ne mbrojtje mbrojtesin brazilian Tiago Mota sepse ai doli me karton te kuq gjate ndeshjes se kaluar me ekipin e Barcelones. Julio Cesar do te mbaje vendin e tij ne porte, ndersa Maikon, Lucio, Valter Samuel dhe Javier Zaneti jane parashikuar qe te luajne ne repartin mbrojtes. Esteban Kambiaso, Goran Pandev dhe Kristian Kivu kane te ngjare te luajne ne mesfushe, para treshes sulmuese, Samuel Eto, Uesli Shnaijder dhe Diego Milito. Bajerni i Mynihut do te luaje ne finale te "Champions" pa yllin e ekipit Frank Riberi, pasi ky i fundit doli me karton te kuq ne gjysmefinale me Lionin dhe u pezullua nga UEFA, per kete ndeshje finale. Hans-Jorg Bat do te luaje ne porte me Filip Lahm dhe Holger Bedstaber, Daniel van Bujten dhe Diego Kontento ne mbrojtje. Hamit Altintop, Mark van Bomel, Bastian Shvainshtaiger dhe Arjen Roben do te jene ne mesfushe dhe Ivica Olic e Tomas Meler ne sulm. Trajneret respektive kane menduar keto
Inter - Bajern i Munihut
Formacionet e mundshme:
Interi: Cesar, Maikon, Lusio, Samuel, Zaneti, Kambiaso, Pandev, Kivu, Eto, Shnaijder, Milito.
Bajerni i Mynihut: Bat, Lahm, Badstaber, Van Bajten, Kontento, Altintop, Van Bomel, Shvainshtaiger, Roben, Olic, Muler.