E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, gjysh me kohë të plotë

Kryeministri në largim me sa duket e ka dëgjuar ‘këshillën’ e Edi Ramës për të qenë gjysh me kohë të plotë pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka publikuar sot në Facebook një foto me nipërit dhe mbesat e tij. Nga sfondi duket se fotoja është bërë në Dhërmi, në një prej rezidencave qeveritare.

Në foto, Berisha shoqërohet nga katër mbesa dhe një nip si edhe nga bashkëshortja ndërsa nipi tjetër, Arti është ‘fotografi’, siç shkruan Berisha.

“Arti fotografi, mungon në foton e përbashkët sepse zgjodhi të bëjë fotografin”, shprehet Berisha. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›