Rama Prizren - Prishtinë

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, vijon vizitën tij në Kosovë, duke u bërë pjesë e disa aktiviteteve të rëndësishme kulturore.
Pas pjesëmarrjes së tij në festivalin e filmit "Dokufest", në Prizren, Rama bën të ditur nëpërmjet rrjetit social "Facebook", për vizitën në ekspozitën e Simon Shirokës në Galerinë Kombëtare të Kosovës.
"Me Lindën në Galerinë e Arteve të Kosovës për superekspozitën e Simon Shirokës", shkruan Rama në rrjetin social.
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, që nga data 28 qershor është hapur ekspozita me vepra të punuara nga artisti i njohur Simon Shiroka./Indeksonline./