UP marrëveshje me Adnan Menderes

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ndodhet për vizitë zyrtare në Universitetin Publik “Adnan Meneders” të Aydinit të Turqisë, ku është pritur nga rektori Mustafa Birincioglu, me të cilin ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për pjesëmarrje në programin Mevlana, nëpërmjet të cilit bëhet i mundur shkëmbimi i studentëve dhe stafit të mësimdhënësve.
Gashi, duke parë nga afër kushtet tejet të mira dhe puna cilësore kërkimore dhe klinike që bëhen në këtë Universitet kërkoi që fakulteti i mjekësisë të pranoj një numër studentesh tanë në semestrin e fundit të studimeve si dhe studentë të doktoratës nga fusha e mjekësisë, të cilët do të mund të kryenin një pjesë të punës së tyre kërkimore-laboratorike.
Rektori Birincioglu, e siguroi se Universiteti “Adnan Menderes”, është shumë i gatshëm të pranoj studentë nga Kosova për qëndrime të shkurtra hulumtuese apo për qëndrime më të gjata.