E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha hakmerret ndaj Spahiut, nuk lejon tubimin e Aleancës Kuq e Zi në Lezhë

Share

Menjëherë pas akuzave të Kreshnik Spahiut në drejtim të kryeministrit Berisha, ky i fundit ka vendosur që të hakmerret me anë të Policisë së Lezhës. Kjo e fundit nuk ka lejuar një tubim të Aleancës Kuq e Zi, e cila kishte vendosur të mblidhej në Lezhë më 2 mars, me rastin e Besëlidhjes së Lezhës. Aleanca thotë se kishte bërë një kërkesë në polici dhe bashki për këtë manifestim, por kërkesa e tyre është refuzuar.

Ky refuzim është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe jemi të bindur se bëhet me urdhër të Berishës. Nuk mund të na refuzohet e drejta e tubimeve paqësore. Nuk tërhiqemi nga kremtimi i ditës së përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ftojmë qytetarët lezhjanë të bashkohen me ne, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›